TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbushen sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, iu kanë mbetur vetëm edhe katër ditë nga verdikti përfundimtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. E në mbështetje të tyre sot u mbajt "Marshi për Liri"  i organizuar nga platformë qytetare “Liria ka Emër”.

by Fëllënza Krasniqi
32 minuta ago
0 0
A A

Qytetarë nga të gjitha trevat dhe gjitha anët e Kosovës, u mblodhën në sheshet e Prishtinës.

Me flamuj të Kosovës, e të UÇK-së në duar, marshuan në qendër të Prishtinës.

Krejt kjo në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, u mbajt katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë ta shpallin aktgjykimin përfundimtar.

Organizatorët thanë se marshimi është një manifestim për ta kujtuar sakrificën e atyre që, sipas tyre, luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Sot 27 vjet më vonë populli i Kosovës sot marshon për liri, marshon për liri në liri. Marshon për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë, marshon për lirinë e çlirimtarëve të vet. Sot marshojmë për ata që u ngritën në ditët më të vështira për ne, për ata që ëndërruan, dhe guxuan më shumë se shumica prej nesh. Për të vërtetën e historisë së Kosovës dhe për të vërtetën e një populli për të qenë i lirë. Sot marshojmë me UÇK-në për UÇK-në, sepse UÇK-na bashkon. Na ka bashkuar dikur, na bashkon edhe sot, na bashkon përjetë e mot”, tha organizatorja Eliza Hoxha.

Edhe organizatori tjetër, Ismail Tasholli, tha se liria e Kosovës ka emër dhe se çlirimtarët që ndodhen në Hagë duhet të kthehen në vendin e tyre.

“Ne e kemi lirinë dhe ajo liri ka emër, e kemi ushtrinë çlirimtare të Kosovës, kërkush s’na i ka falë, e kërkush s’mundet me na i marrë. Edhe një pyetje: e kush kthehet i fundit nga beteja? Të gjithë e dini, çlirimtarët që i presim në tokën e tyre. Prandaj, të gjithë bashkë këtu, një zëri në mënyrë edhe simbolike, i shpallim të pafajshëm”, tha Tasholli.

Kurse kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kërkoi një proces të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Drejtësia nuk guxon kurrë të shndërrohet në rishikim të historisë e as ta ndjekë penalisht në një armë kundër çlirimtarëve tonë. Ne e kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt të plotë për të drejtat e secilit të akuzuar. Kosova nuk ishte vetëm po kishte mbrapa shtetet e bashkuara të Amerikës dhe superfuqinë botërore NATO-n; ishim aleatët tanë në ditët më të vështira, kur populli ynë luftonte për mbijetesë”, theksoi Gucati.

Sipas organizatorëve të protestës,  ftesë për pjesëmarrje në marshin për liri iu bë të gjitha partive politike.

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pjesëmarrjen e patën edhe në foltore.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se pret që katër ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm më 16 shtator.

“Jemi këtu për të mos lejuar që padrejtësia të bëhet një plagë e re për ne. Jemi këtu për një parim, drejtësi, dhe për një mesazh: Kosova po pret, Kosova po shikon, qëndron. Kosova do të kundërshtojë çdo padrejtësi, do të kundërshtojë me fuqinë e qytetarëve, me fuqinë e demokracisë, me fuqinë e së vërtetës. Më 16 shtator Kosova do të jetë këtu, me sy tek drejtësia, me zemrën tek ata që po i presim. Kosova do të jetë këtu duke pritur të jehojnë botërisht fjalët: Në emër të popullit, shpallën të pafajshëm. Populli i Kosovës ju shpall të pafajshëm, kështu presim të ju shpallin edhe më 16 shtator”, tha Bedri Hamza.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se lufta e UÇK-së ishte kundër forcave serbe, të cilat, sipas tij, kanë kryer vrasje dhe dhunime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“A e dini kundër kujt kanë luftu këta? A e dini kundër kujt kanë luftu UÇK-ja? A e dini kundër kujt kanë luftu katër burra që sot s’janë të lirë, po kanë me qenë të lirë, se na jemi të lirë. Kanë luftu kundër atyre që i kanë mbush kamionat frigorifer me trupa bashkëqytetarëve tanë shqiptarëve, dje me vajza të reja, pleq, gra. Kanë luftu kundër atyre që kanë dhunu me mijëra gra, në Kosovë, po kanë luftu kundër atyre që me 1998 i kanë vra fëmijët e vet, për me na akuzu neve”, deklaroi Gjini.

Në protestë, pati deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

E në këtë marsh, mesazh të fortë dha vajza e komandantit Salih Mustafa – Cali,  i dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Fjalimin tim dua të mbyll me thënien e babait tim “Lufta e UCK-së ishte e drejtë, e domosdoshme dhe e pashmangshme. Çlirimtarë ju presim.

Ndërsa, edhe vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, Lirjona Sylejmani foli me krenari për UÇK-në dhe posaçërisht babin dhe xhaxhain e saj.

“Krahas dhimbjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj: babain dhe xhaxhin Murseli. Ata nuk e zgjodhën luftën pse e deshën por u detyruan sepse Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte ma robninë. Prandaj kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja. Shoh babin e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, shoh edhe luftëtarët e luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e në zemër. Shoh nënat që pritën e nuk i panë më bijtë e bijat e tyre. Shoh fëmijët që u rritën me fotografitë e prindërve të tyre e shoh nënat tona që krahas mallit e dhimbjes u detyruan t’i marrin dy role për të na rritur dhe edukuar”, tha Sylejmani.

Për katërshen e UÇK-së , Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të pranishëm qenë me këngët e tyre edhe artistë e  këngëtarë popullorë të vendit.

E në marshin e kësaj të shtune sipas organizatorëve, të pranishëm ishin rreth 100 mijë qytetarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

Mbushen sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbushen sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Mediat botërore raportojnë për “Marshin për Liri”: Mijëra njerëz morën pjesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën