TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Në një seancë të tensionuar gjyqësore, teoria e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) është cilësuar si një marrëzi nga pikëpamja ligjore nga ana e mbrojtjes.

Gjatë parashtrimeve, avokatja Sophie Menegon theksoi se akuzat për pajtim apo nxitje për vepra penale nuk mbështeten në asnjë jurisprudencë të vetme dhe se ZPS-ja nuk ka sjellë asnjë produkt apo veprim konkret që të vërtetojë këto pretendime.

“Teoria e ZPS-së e kontaktimit është edhe më e paqartë kur kombinohet me format e tjera të përgjegjësisë penale. ZPS-ja argumenton se të akuzuarit akuzohen për pajtim se kanë tentuar ose janë nxitur të tentojnë. Kjo është një marrëzi nga pikëpamja ligjore. Të dënosh një person për një vepër penale, duhet parë dhe produkti konkret i veprës penale. Pra, ZPS-ja nuk ka pasur asnjë rast të vetëm, nuk na ka gjetur një jurisprudencë të vetme që të kemi mundësi ta pranojmë këtë koncept të tyre. Po ashtu, sa i takon formave të përgjegjësisë penale nga ZPS-ja, është e paqartë sepse nuk na shpjegojnë se ku i kanë provat për këtë. Përveç formës së tretë të nxitjes, çdo formë tjetër e përgjegjësisë penale kërkon veprim”, tha ajo.

Mbrojtja vuri në dukje boshllëqe të thella në logjikën e prokurorisë, veçanërisht lidhur me ngjarjet para dhe pas vizitave në qendrën e paraburgimit. ZPS-ja u akuzua se po përpiqet të lidhë sjellje të ndodhura përpara se të ekzistonte grupi apo marrëveshja e pretenduar.

“Çfarë i mungon ZPS-së janë pikërisht provat për veprimtari të tilla. ZPS-ja përpiqet ta anashkalojë këtë duke përmendur disa veprime që kanë ndodhur përpara vizitave, por nuk shpjegon se si kjo sjellje mund të jetë relevante për elementët të cilët duhen vërtetuar. Një sjellje përpara vizitave, si mund të jetë vepër penale e një grupi, i cili ende nuk ekzistonte në atë kohë në fjalë? Si mund të jetë një akt i konsiderueshëm për zbatimin e një marrëveshje, një marrëveshje që nuk ishte formësuar ende? ZPS-ja po ashtu përpiqet të theksojë disa sjellje pas vizitave në qendrën e paraburgimit, veçanërisht mesazhet që janë shkëmbyer dhe takimet që mund të kenë ndodhur mes të akuzuarve dhe disa dëshmitarëve. Por nuk ka asnjë provë të lidhë këto komunikime apo takime me teorinë e vetë të komplotit të pretenduar për të ndikuar ndaj dëshmitarëve”, tha ajo.

Po ashtu, raportohet se prokurorisë i mungojnë provat për të lidhur komunikimet dhe takimet e pas-vizitave me një komplot të mundshëm për të ndikuar te dëshmitarët. Çdo deduksion nga ana e prokurorisë rreth udhëzimeve të pretenduara të Hashim Thaçit nga paraburgimi, u cilësua si i pabazuar, duke theksuar se marrëdhëniet e mëparshme personale apo profesionale mes personave nuk përbëjnë krim apo provë fajësie.

Goditja më e rëndë gjatë seancës erdhi mbi besueshmërinë e provave kryesore të ZPS-së. Transkriptet e incizimeve të fshehta në qendrën e paraburgimit, të cilat përbëjnë shtyllën e akuzave ndaj Thaçit, u përshkruan si të pambështetshme.

Mbrojtja sfidoi direkt mënyrën se si këto transkripte po trajtohen nga gjykata, duke argumentuar se rregullat standarde të zbardhjes së seancave gjyqësore nuk mund të aplikohen njësoj për përgjimet e fshehta audio, çka mund të rrezikojë të kthejë përmbys të gjithë strategjinë e akuzës.

Menegon tha se ekspertiza e fundit forenzike ka nxjerrë në pah se këto prova audio janë të një cilësie tepër të dobët, duke vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e transkriptimit dhe provat e paraqitura prej tyre.

Ajo tha se sipas ekspertes udhëheqëse në këtë fushë, ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser, audiot e regjistruara fshehurazi nuk mund të trajtohen me të njëjtin standard si audiot zyrtare të sallës së gjyqit, ku folësit flasin ngadalë dhe pranë mikrofonave.

Sipas saj, regjistrimet e ZPS-së janë kryer në kushte ku personat nuk ishin në dijeni, larg mikrofonave të fshehtë, shpesh duke folur njëkohësisht dhe me një zhurmë të madhe në sfond, duke e bërë materialin thellësisht të paqartë.

“Folësit nuk e dinin që po regjistroheshin, dhe kanë folur ose njëkohësisht, ose njëri pas tjetrit. Ishin shumë larg mikrofonave të fshehtë, ka shumë zhurmë në sfond dhe audioja ka një cilësi shumë të dobët. Sipas profesorës… profesorit Frazer, disa pjesë të audios janë të padëgjueshme, disa janë më të mira dhe përgjithësisht mund të thuhet që është një audio e paqartë…. ZPS-ja e kundërshton këtë karakterizim të profesorit Frazer. Parashtrimi është absurd, profesori Frazer është një nga ekspertët udhëheqëse në këtë fushë. ZPS-ja nuk ka dhënë ndonjë provë apo ndonjë akt ekspertize të ndryshme për të kontradiktuar pozicionin e saj. Sidoqoftë ka pasur shumë prova në këtë çështje gjyqësore që mbështesin që një pjesë e madhe e incizimeve të paraburgimit janë të padeshifrueshme. Transkriptet që ka përgatitur vetë ZPS-ja kanë me mijëra herë fjalën “të padëgjueshme”. Iu desh ZPS-së më shumë se dy vjet e gjysmë të transkriptonte këtë audio. E ka rishikuar disa herë punën e vet. Kjo tregon që vetë ZPS-ja nuk ishte e sigurt në fjalët që kishte shkruar në transkript.”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se me një pjesë të madhe të provave audio që rezultojnë të pakuptueshme dhe të refuzuara nga përkthyesit profesionistë, ngrihet një pyetje thelbësore mbi të gjithë procesin: si mund t’i kërkohet trupit gjykues të dalë në përfundime mbi fakte që as vetë ekspertët nuk arrijnë t’i dëgjojnë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën