TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbledhja e dy qeverive, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mbledhja e dy qeverive, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama për disa çështje, në Qeverinë e Kosovës, thonë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se disa prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen të hënën janë afër finalizimit.

“Mbledhja e radhës e dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, mbahet të hënën e javës së ardhshme më 20 qershor. Kjo do të jetë mbledhja e tetë me radhë e dy qeverive. Presim të nënshkruhen një numër marrëveshjes, disa prej tyre aktualisht janë duke u finalizuar. Këto marrëveshje do të përfshijnë fusha të ndryshme, si ajo e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike, por edhe fusha të tjera”, thotë ai.

Nga ana tjetër, më skeptik për këto mbledhje të dy qeverive shqiptare është ish-kryediplomati nga Shqipëria, Besnik Mustafaj.

Ai thotë se nëse s’ka diçka konkrete për zbatimin e çfarëdo marrëveshje, atëherë të njëjtat janë pjesë vetëm e propagandës politike.

Në qoftë se marrëveshjet që mund të bëhen ndërmjet ministrave, ato duhet të shoqërohen me një program se çfarëdo të bëhet gjatë vitit 2022, 2023, 2024, kush është përgjegjës për këtë etapë, ku në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Shkodër. Pasi nëse nuk shoqërohen me këto janë vetëm copa letre me iu tregu shqiptarëve që ulen atje, përshëndesin njëri-tjetrin dhe mbaron puna. Nuk ka të keqe, por nuk prodhon (asgjë), janë pjesë e propagandës këto mbledhje nëse nuk prodhojnë rezultat konkret”, thekson ai.

Mirëpo, Kryeziu, përmend rezultatet konkrete të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar.

“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, thotë Kryeziu.

Lidhur me mospajtimet me kryeministrin Edi Rama, rreth iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kryeziu thotë se pavarësisht këtyre, mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shton Kryeziu.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve./kp/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën