TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi dy vjet pa takim Kurti–Vuçiq – A ka progres në dialog?

Kanë kaluar mbi dy vjet që nga takimi i fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Ndërmjetësuesi i BE-së, Peter Sorensen, po përpiqet të ringjallë dialogun, por njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se procesi ka humbur prioritetin si për BE-në, ashtu edhe për palët.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
1 0
A A

Kanë kaluar mbi dy vjet që nga takimi i fundit në Bruksel mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe pse për një kohë të gjatë nuk janë zhvilluar takime të nivelit të lartë, ndërmjetësuesi i dialogut, Peter Sorensen, po angazhohet aktivisht për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Së fundmi, Sorensen ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki, ku ka bërë të ditur se kanë diskutuar “në detaje” mbi procesin e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avdi Smajljaj, thotë se gjatë vitit të fundit dialogu nuk ka qenë prioritet as për institucionet e BE-së, e as për Kosovën dhe Serbinë.

“Dialogu nuk ka qenë ndër prioritetet kryesore të BE-së; e njëjta mund të thuhet për Kosovën dhe Serbinë. Serbia është përpjekur në vazhdimësi ta sabotojë marrëveshjen e Ohrit që të mos zbatohet, ndërsa Kosova është përballur me kriza politike, duke mos arritur t’i krijojë institucionet e reja”, deklaroi Smajljaj.

Në anën tjetër, edhe publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, shprehet skeptik për procesin e dialogut. Ai thotë se burokratët e Brukselit po përpiqen të krijojnë një imazh ndryshe, ndonëse dialogu ka ngecur.

“Për çfarë dialogu po flasim? Mund ta quajmë thjesht një dialog formal mes Kosovës dhe Serbisë, që është shndërruar në një proces menaxhimi konflikti nga Borell dhe Lajçak. E di që burokratët e Brukselit përpiqen të krijojnë përshtypjen se gjithçka është në rregull, por në fakt janë larg normalizimit të marrëdhënieve. Është e domosdoshme një përfshirje më e madhe nga Uashingtoni, që gjërat të lëvizin përpara”, deklaroi Janjiq.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Ohër dhe në Bruksel.

Dialogu në nivel të lartë është zhvilluar për herë të fundit në shtator të vitit 2023, ndërsa në nivel teknik, palët janë takuar disa herë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

Dëshmitari thotë se i akuzuari Arsiq ia kishte maltretuar djalin duke e detyruar të barte në shpinë një person të vrarë

Dëshmitari thotë se i akuzuari Arsiq ia kishte maltretuar djalin duke e detyruar të barte në shpinë një person të vrarë

Osmani takon kryeministrin e Eswatinit , fokus bashkëpunimi ndërkombëtar

Osmani takon kryeministrin e Eswatinit , fokus bashkëpunimi ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën