I ftuar në emisionin “Info Nata”, Mavraj tha se mbajtja në paraburgim për ish krerët e UÇK-së, është sakrificë shumë e vogël, krahasuar me atë që kanë qenë në gjendje ta bëjnë ata për Kosovën.
“Nuk qëndrojnë fare disa nga ato përshpëritjet që flasin për lodhje për shkak të moshës e gjëra të tjera. Të gjitha janë gjepura, ata janë të stërvitur nga jeta shkojnë atje nga një përvojë shumë e egër dhe e ashpër e jetë së tyre dhe vuajtja e denimit ose qëndrimit në paraburgim për ta është një nga sakrificat më të lehta që ata kanë mundur t’i imagjinojnë. Ata e thonë dhe është përshtypja ime duke i njohur edhe përpara luftës, gjatë luftës por edhe pas luftës dhe tani këtë proces që e përcjelli me shumë vëmendje të thellë me të vërtetë kjo është sakrificë shumë e vogël për ta në krahasim me atë që ata kanë qenë në gjendje ta bëjnë për Kosovën”, tha ai.
Tashmë janë bërë dy vjet prej se ish-presidenti Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë në paraburgim /teve1.info/