TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Maturantët i nënshtrohen afatit të dytë të testit të maturës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Maturantët i nënshtrohen afatit të dytë të testit të maturës

Më pak se 7 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar afatit të dytë të testit të maturës. Edhe në Prishtinë, 91 nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” i janë nënshtruar provimit për vlerësim të arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre parauniversitar.

Për mbarëvajtjen e procesit në këtë shkollë ishin të angazhuar vëzhgues dhe administrues nga Fushë Kosova, po ashtu të përfshirë kanë qenë edhe monitorues nga Universiteti i Prishtinës.

Reklamë

Pas përfundimit të testit, drejtoresha e shkollës “28 Nëntori”, Zyrafete Kafexholli, deklaroi për KosovaPress se procesi i testit të maturës ka përfunduar në mënyrë të rregullt.

Ajo shpreson se në këtë afat të kalojnë testin të gjithë maturantët që kishin mbetur nga afati i parë.

“Gjithsej në këtë afat, në afatin e gushtit, kanë qenë 91 maturantë, të tjerët e kanë dhënë në afatin parë, procesi ka shkuar në rregull ka filluar me kohë, ka përfunduar me kohë. Kanë qenë vëzhgues dhe monitorues nga universitete dhe administrues nga Fushë Kosova, gjithkush ka qenë në vendin e vet të punës me përgjegjësi të plotë. Edhe tash kemi mbajtur orë shtesë, janë mbajtur orë shtesë edhe gjatë qershorit nxënësit kanë qenë të përgatitur dhe unë shpresoj që edhe këtë afat ta kalojnë të gjithë” tha Kafexholli.

Lirim Isufi, monitorues i testit në shkollën “28 Nëntori”, tha se nuk ka pasur asnjë të përjashtuar nga nxënësit për shkak të përdorimit të telefonëve ndërsa procesin e vlerësoi të rregullt.

Ai tha se përgatitja e atyre që sot iu nënshtruan provimit lë për të dëshiruar.

“Procesi ka filluar mirë, kam qenë monitorues edhe në testimin e parë tash edhe në të dytin. Testimi ka filluar me kohë, nuk kemi pas probleme, nuk ka pasur përdorim të telefonave as largim të nxënësve, çdo gjë ka shkuar ne rregull…. Po mendojnë kanë mundur të jenë më mirë edhe kanë mundur të bëjnë më shumë, shpresoj që po nuk besoj shumë se në bazë të mënyrës së pyetjeve që i formuluan, ka qenë njëfarë treguesi se niveli i përgatitjes lë shumë për të dëshiruar”, tha Isufi

Ndërsa, Elion Havolli, i cili i iu nënshtrua provimit, deklaroi se pyetjet e testit nuk kanë qenë të vështira dhe shpreson ta kalojë me sukses këtë afat.

“Jam Elion Havolli, nuk ka ardhur testi fort edhe pse të parin kom mundur me plotësuar aq sa kam ditë që kam marre 30 pikë, më kanë shtyrë për afatin e gushtit shpresoj e kaloj të dytin. Nuk po them që kanë të vështira, pak jo shumë”, tha Havolli.

Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40% e totalit të pikëve të mundshme. Vetëm kandidatët që e arrijnë këtë prag kalueshmërie mund të aplikojnë për regjistrim në studime në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Testi ka pasur gjithsej 100 pyetje apo detyra nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe ka zgjatur 150 minuta. Në test janë përfshirë tri lëndët obligative, gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë dhe një lëndë zgjedhore që është përzgjedhur nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që i janë ofruar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret në Kamenicë nuk ndalen, kryetari apelon për kujdes maksimal

Zjarret në Kamenicë nuk ndalen, kryetari apelon për kujdes maksimal

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Zhduket një vajzë në Gjilan, policia nis hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Policia sekuestron dy armë pa leje në dy raste të ndara në Ferizaj

Zjarret në Kamenicë nuk ndalen, kryetari apelon për kujdes maksimal

Zjarret në Kamenicë nuk ndalen, kryetari apelon për kujdes maksimal

ZYRTARE: Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025-26

ZYRTARE: Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025-26

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Zhduket një vajzë në Gjilan, policia nis hetimet

WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Policia sekuestron dy armë pa leje në dy raste të ndara në Ferizaj

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X