TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marshi i paqes “Bllaca 99”, kujtohet eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Marshi i paqes “Bllaca 99”, bëri të dielën bashkë bjeshkatarë e qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare. Pjesëmarrësit thonë se ishte kënaqësi e krenari ta bënin këtë marsh në përvjetorin e 26-të të eksodit.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
1 0
A A

Ecje bëjnë çdo ditë.

Por kjo e ditës së diele ishte më e veçantë.

Bjeshkatarë e pjesëmarrës të shumtë iu bashkuan marshit të Paqes “Bllaca 99” të organizuar nga  Unioni i Shoqatave  Bjeshkatare Shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ani pse në kushte të vështira atmosferike, të gjithë këta marshues që u nisën nga Kaçaniku, e që ia mësyen maleve të Hanit të Elezit, cak e kishin qendrën përkujtimore të dëbimit të shqiptarëve në Bllacë.

RIDVAN AZIZI- BJESHKATAR 00:30-00:36

“Unë ndjena shumë mirë se e ndjej edhe Kosovën të lirë dhe popullin e Kosovës të lirë e për këtë ndjehem mirë”, u shpreh Ridvan Azizi, bjeshkatar.

“Marshi paraqet kënaqësi ta përshkojmë atje shtegut ku vëllezërit tonë kosovarë kanë qenë të dëbuar nga policia dhe ushtria gjenocidiale e Serbisë”, tha Dehar Mustafi, bjeshkatar.

E dikush po kërkon që ky marsh të bëhet tradicional.

“Duhet të behët tradicionale kjo punë për arsye se duhet të ju përkujtohet edhe gjeneratave të reja që nuk e kanë përjetuar këtë, që ky popull në një moment të caktuar  ishte i obliguar të lë pasurin e shtëpinë, të merr kokën në dorë e të del maleve për të shpëtuar”, shprehet Azem Qajani

Në radhët e gjata të refugjatë, në prillin e 99’tës ishte edhe Sherife Luta me familjen e saj.

“Është kanë një rrugë e ngushtë, kështu është kanë tu ra borë sikur se sot që po bjen. Jemi kanë të rrezikuar se vajzën nën stop në gji e kam pas gjatë udhëtim, shumë kemi hek, e ato heka nuk mundem me i harru deri në momentin e vdekjes, se është kanë një tragjedi shumë e madhe”, thotë ai.

Nga këtu, gjithë këta pjesëmarrës u bënë pjesë e manifestimit kryesor në Shtëpinë e Kulturës në Hanin e Elezit.

“Sot ju ka ftuar kujtesa e kaluara e hidhur, vuajtjet sakrificat e nënave e motrave tona, e fëmijëve e pleqve e të sëmurëve ku para 26 vitesh në këtë vend në Bllacë mijëra shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga okupatori fashist serb qëndruan me ditë të tëra në shi e të ftoftë të uritur e të frikësuar”, tha Fahri Rexhepi nga shoqata e bjeshkatarëve në Maqedoninë e Veriut.

Disa fjalë për eksodin e shqiptarëve të Kosovës, kishte edhe kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi.

“Është kënaqësi shumë e madhe për mua, të ju pres këtu si kryetar i Komunës në një numër kaq të madh për të përkujtuar një ditë shumë të rëndësishme të prillit, kur ndodhi golgota shqiptare. Unë e kam quajtur edhe Holokausti i shqiptarëve”, u shpreh kryetari i komunës.

Në fund të këtij organizimi u ndan mirënjohje për pjesëmarrësit në marsh.

Më shumë se dy dekada më parë, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Një person i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Atletët rusë në Kosovë, garojnë pa flamurin e shtetit të tyre në evropianin e Taekwondos

Atletët rusë në Kosovë, garojnë pa flamurin e shtetit të tyre në evropianin e Taekwondos

Dinamo e Kievit kërkon transferimin e Muharrem Jasharit

Shënon edhe Muharrem Jashari në Ukrainë

Familja e Yildizit zbarkon në Itali për rinovimin e kontratës

Familja e Yildizit zbarkon në Itali për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi i Kosovës shënon golin e parë në Ukrainë

Mbrojtësi i Kosovës shënon golin e parë në Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën