tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Mareci në hall me shtylla elektrike, banorët kërkojnë intervenim për ta evituar rrezikun

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Disa shtylla elektrike në një lagje në fshatin Marec të Prishtinës nuk janë në gjendje të rregullt. Banorët thonë se po u rrezikohet jeta, andaj kërkojnë një intervenim sa më i shpejt. E nga Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë u premtua se së shpejti do të ndërhyjnë në atë pjesë.

Në këtë gjendje janë këto shtylla elektrike në njërën nga lagjet e fshatit Marec të Prishtinës. Këto shtylla rrezikojnë edhe jetën e njerëzve.

Madje, sipas banorëve, për shkak të kontaktit të kabllove elektrike me drunj, ata shpesh nuk arrin të furnizohen me energji të qëndrueshme.

Fatbardh Makolli, që e ka këtë shtëpi në Marec thotë se për ta evituar rrezikun për jetë, ka ndërhyrë vetë te këto shtylla elektrike.

Madje, ai tregon vështirësitë që kanë hasur si pasojë e mungesës së krijimit të kushteve nga KEDS.

Për këtë çështje, televizioni ka kontaktuar edhe me Kompaninë Kosovare të Distribuimit të Energjisë.

Nga kjo e fundit, përmes një përgjigjeje me shkrim u premtua se do të ndërhyjnë së shpejti në këtë zonë.

“Në atë zonë është trashëguar një rrjet shpërndarës elektrik në gjendje jo të mirë. KEDS ka investuar në daljen e Grashticës dhe të Keqekollës, si dhe në mirëmbajtje preventive. Ju informojmë se ekipet e KEDS-it do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen e shtyllave në fshatin Marec të Prishtinës dhe, varësisht nga vlerësimi, do të intervenohet në rastet që paraqesin rrezik”, thuhet në përgjigjen e KEDS.

Kjo pjesë e kryeqytetit po konsiderohet si potencial për zhvillimin e turizmit, andaj banorët prapa kamerave thanë se mosinvestimi në infrastrukturë po zbeh dëshirën për t’u kthyer atje.

Autor: Lindrit Zejnullahu

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

24/09/2023

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Shefi i Kabinetit të Konjufcës: Arsenal armësh gjendet në Manastirin e Banjskës

24/09/2023

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.