TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci thotë se Javelinët shumë shpejt do të jenë në inventarin e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për tëvë1 ka deklaruar se janë në fazën e fundit të pagesës për sistemet anti-tank Javeline dhe se shpejt pritet të jenë në sirtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
2 1
A A

Me rritjen e buxhetit, është rritur edhe sasia e armatimit në sirtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kësisoj janë blerë edhe sistemet raketore anti-tank “Javeline” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tregon për tëvë1 se janë në fazën e pagesës së këstit të fundit për këtë sistem armatimi.

“Sistem jashtëzakonisht i rëndësishëm për ushtrinë e Kosovës dhe që do të jetë pjesë e inventarit të ushtrisë së Kosovës besoj shumë shpejt. Përmes kësaj blerje po vazhdojmë të forcojmë pjesën e sistemeve anti-tank në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke pasur parasysh faktin se ne nuk jemi pa këto sisteme sepse kemi prokuruar nga Republika e Turqisë por edhe me Republikën Gjermane” , shprehet Maqedonci.

Ai shprehet se me këto dhe armatime tjera të sofistikuara, ushtria e vendit do ta rrisë efikasitetin e saj operacional.

“Sidomos duke pasur parasysh se ky sistem u dëshmua shumë efikas dhe efektiv gjatë luftës në Ukrainë por edhe gjatë luftërave tjera. Ne do ta kemi këtë sistem në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me të vërtetë duke pasur një sistem raketor anti-tank si Javeline ne do të mbështesim zhvillimin e operacioneve tona luftarake në të ardhmen në mënyrën më profesionale”, thotë Maqedonci për Tëvë1.

Maqedonci foli edhe për fabrikën e municionit që pritet të bëhet së shpejti, e cila se do të prodhojë për institucionet e sigurisë së vendit.

“Përmes investimit në industrinë ushtarake më saktësisht përmes investimeve të tilla në fabrika si fabrika e municionit ne po kontribuojmë në vetqëndrueshmërinë në aspektin ushtarak për Republikën e Kosovës duke qenë të vetqëndrueshëm ne synojmë që në një periudhë afatgjate të kemi kapacitetet tona të brendshme në rast të rreziqeve, kërcënimeve, por edhe nevojave”, thotë ai.

Buxheti për FSK-në në vitin 2025 është më i larti ndonjëherë, që kap vlerën e 208 milionë eurove.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Në qeverisjen e Haradinajt, KEK-u shënoi rekordet më të ulëta të prodhimit

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen 82,809

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen 82,809

Numërohen mbi 37% e votave me postë

Numërohen mbi 37% e votave me postë

Konjufca: Sahit Jashari do të mbetet në kujtesë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë

Konjufca: Sahit Jashari do të mbetet në kujtesë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Në qeverisjen e Haradinajt, KEK-u shënoi rekordet më të ulëta të prodhimit

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15 e protestës qytetare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Rama: Sazani nuk shitet, në Zvërnec mbrohet mjedisi

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

​Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Holanda – Japonia, derbi i mbrëmjes

Holanda – Japonia, derbi i mbrëmjes

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Trabzonspori nis negociatat për Zhegrovën

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi së shpejti prezantohet te Fenerbahçe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën