TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, opozita po e sheh rrezikun e partisë fituese

by Tëvë1
2 vjet ago
2
A A
Maqedonci i bën thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Kosovës

Ndonëse dy herë radhazi dështoi seanca konstituive, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se i kanë numrat për formimin e institucioneve të Kosovës.

Në një deklaratë për KosovaPress, Maqedonci e vlerëson qasjen e opozitës si goditje ndaj demokracisë.

Sipas tij, fitorja e partisë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është dosido dhe siç thotë ai opozita po e sheh këtë rrezik, kështu duke penguar konstituimin e Kuvendit.

“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido…Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë…Dje ka qenë shumë e qartë. Është thirrur një takim konsultativ që s’ka pasur të bëjë me aspektin procedural, por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet në seancë, me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë. Ne e promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor para se të marrim vendime politike të nivelit të përbashkët nacional”, deklaron Maqedoni për KosovaPress.

Ndërkaq, lidhur me atë nëse LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, Maqedonci thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur nesër, shkruan KosovaPress.

“Besoj që kjo do të bëhet e ditur nesër, të shtunën kur edhe është planifikuar dhe seanca e radhës…Patjetër që ne nuk futemi në seancë pa pasur emër (kryeparlamentarit)”, thotë Maqedonci.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.

Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.

Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahje në Gjakovë, arrestohen 7 persona

Përleshje mes të miturve në Gjilan, tre përfundojnë në pranga dhe dy në spital

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, dyshohet se falsifikoi dokumentet për tjetërsimin e tri pronave

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Shqipëria përballet sonte me Finlandën

Shqipëria përballet sonte me Finlandën

Rrahje në Gjakovë, arrestohen 7 persona

Përleshje mes të miturve në Gjilan, tre përfundojnë në pranga dhe dy në spital

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, dyshohet se falsifikoi dokumentet për tjetërsimin e tri pronave

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Në Kaçanik arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën