TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Maqedonci jep detaje për ushtrimin ushtarak “Defender Europe 2025” që nis të dielën

nga teve1
4 muaj më parë
1
A A
Maqedonci jep detaje për ushtrimin ushtarak “Defender Europe 2025” që nis të dielën

Kosova do të jetë ndër 18 vendet pritëse të stërvitjes më të madhe ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 ushtarë nga 29 vende të NATO-s.

Të enjten në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar se përgatitjet dhe planifikimet për këtë ushtrim kanë filluar një vit më parë.

Maqedonci ka bërë të ditur se në kuadër të ushtrimit ushtarak “Defender Europe 2025” do të marrin pjesë 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ushtrimi “Defender Europe 2025” nuk ka filluar që të planifikohet dhe organizohet sot. Së paku një vit para kësaj date kanë filluar ato konferencat planifikuese me qëllim që të përgatitet ky ushtrim. Është për t’u theksuar që është jashtëzakonisht i rëndësishëm fakti që vendi ynë është vend pjesëmarrës i ushtrimit “Defender Europe 2025”. Ky ushtrim është një ushtrim që planifikohet dhe organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pra nga Ushtria e ShBA-ve për Evropë dhe Afrikë. Është ushtrimi më i madh vjetor që ndodh në regjionin e Evropës. Në këtë rast “Defender Europe 2025” do të zhvillohet në tri zona kryesore, në pjesën e Skandinavisë, në pjesën e Evropës Qendrore dhe në pjesën e Evropës Juglindore dhe diku 25 mijë ushtarakë nga 29 vende të NATO-s do të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme në këto tri zona. Vendi ynë përveç që do të dërgoj trupat e saj pra i kemi diku një mijë pjesëtarë të FSK-së që marrin pjesë në kuadër të këtij ushtrimi, një pjesë e madhe e tyre në Republikën e Kosovës por edhe në Kroaci Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Kosova përveç kësaj do të jetë prapë vend pritës i këtij ushtrimi që vlerësoj se është një arritje e madhe sepse jemi në mesin e 18 vendeve pritësë të ushtrimit “Defender Europe 2025” prej atyre ne 29 vendeve pjesëmarrëse”, ka thënë ai.

Tutje, Maqedonci është shprehur se veçantia e “Defender Europe 2025” është fakti që Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë ka besuar në Ushtrinë e Kosovës, çka sipas tij është arritje e jashtëzakonshme për vendin.

“Për këtë vit, për këtë ushtrim, veçantia është fakti që Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë ka besuar në institucionet dhe ushtrinë e Republikës së Kosovës që në Kosovë të vendosë komandën taktike të divizionit 28 të këmbësorisë e cila do të drejtoj me të gjitha trajnimet operacionet dhe ushtrimet që do të ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Pra në Kosovë do të jetë komanda që e drejton komplet ushtrimin që për ne është arritje e jashtëzakonshme si vend sepse kjo dëshmon për besimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në ushtrinë tonë profesionale”, ka shtuar Maqedonci.

Në fund, ai ka theksuar se në Kosovë ushtrimi do të fillojë nga data 25 dhe do të vazhdojë deri më datë 6 qershor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në zonën e trajnimit në Malet Boka dhe në aeroportin e Gjakovës.

“Në Kosovë ushtrimi pra do të fillojë nga data 25 dhe do të vazhdojë deri më 6 qershor. Kryesisht aktivitetet e këtij ushtrimi do të zhvillohen në pjesën perëndimore të Kosovës pra në zonën e trajnimit në Malet Boka dhe në aeroportin e Gjakovës dhe do të kemi zbarkim përveç trupave amerikane që do të drejtojnë ushtrimet, do të kemi zbarkim të njësive ushtarake nga SHBA-të më saktësisht nga garda kombëtare e IOWA-s, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”, ka përfunduar Maqedonci.

 

Tags: "Defender Europe 2025"Ejup MaqedonciFSKSHBAstërvitje ushtarake
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X