Manuel Neuer e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.
Portieri gjerman ishte fantastik në sfidën e parë ndaj Real Madrid, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.
Me shumë meritë, 40 vjeçari gjerman fitoi garën për epitetin e më të mirit, epitet të cilin e synon edhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet të mërkurën e ardhshme.











