TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Përfaqësuesi Special dhe shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Peter Due, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka vlerësuar se shmangia e zgjedhjeve të reja është kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët.

“Kam arritur në fund të janarit, në një moment optimizmi që Kosova të ecë tutje pas bllokadës së vitit 2025. Konstituimi i Kuvendit dha një trajektore të stabilitetit. Ai momentum u vu në provë me zgjedhjen e Presidentit. Shmangia e zgjedhjeve të reja do të ndihmonte që institucionet të mbeten të fokusuara te qytetarët”, tha ai.

Duke folur për veriun e vendit, ai ka vlerësuar se kryetarët e komunave kanë treguar një proces për rikthimin e institucioneve, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë ende hendeqe politike. Ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me komunat veriore.

“Në veri të Kosovës, kryetarët e komunave treguan një proces për rikthimin e institucioneve. Por, me këta kryetarë kam dëgjuar edhe për hendeqe politike. E mirëpres bashkëpunimin me komunat e veriut Respekti për kornizën e vetëadministrimit të komunave mbetet gurthemel i demokracisë dhe ka hapa të mirë në këtë drejtim me policinë që po rivitalizohet me pjesëmarrjen në pjesën veriore, gjë që ndikon edhe në sigurinë e tyre. Që nga fillimi jam përpjekur që të themeloj një raport edhe me komunitetin, udhëzuar nga Rezoluta 1244. Shpresoj që të kem një dialog të rregullt me autoritetet në Beograd dhe në Prishtinë, përkundër qëndrimeve të tyre të kundërta”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ai ka mirëpritur progresi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Si hap i rëndësishëm është cilësuar thirrja në Bruksel e Komisionit për Personat e pagjetur gjatë muajit janar, si dhe është përgëzuar miratimi i ligjit për të huajt në mars nga palët përkatëse.

”Është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të implementojnë edhe marrëveshjet ekzistuese, si themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt”, tha Due.

Ai ka ritheksuar thirrjen që Sekretari i Përgjithshëm ka bërë për bashkëpunim me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, për të siguruar se të gjithë përgjegjësit e sulmit të Banjskës së vitit 2023 dhe kanalit të ujit në Ibër-Lepenc më 2024 të mbeten përgjegjës.

Në aspektin e mediave, ai ka nënvizuar se Kosova ka nevojë për një mjedis që garanton gazetari të lirë, pa presione politike, duke shtuar se përforcimi i llogaridhënies është kyç për ruajtjen e lirisë së medias.

“Kosova ka një hapësirë dinamike që kërkon një mjedis medial që mundëson gazetari të lirë, pa presion politik apo çfarëdo lloji tjetër. Përforcimi i llogaridhënies kontribuon në ruajtjen e lirisë së medias. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë vazhdojnë të ngrisin brenga për diskriminimin, ndërsa liria e shprehjes mbetet e ndjeshme dhe kërkon vëmendje. Zbatimi i plotë i Ligjit të gjuhës në Kosovë është një kontribut i çmuar”, u shpreh ai.

Ai tha se ndërtimi i besimit mbetet në mes komuniteteve mbetet prioritet i UNMIK-ut. Sipas tij kjo behët bashkë me ekipin e OKB-së në Prishtinë dhe me partnerë, për të shpërndarë iniciativa që përbashkojnë komunitetet.

Disa prej incitativave në këtë aspect janë qendra ‘BARABAR’ është një prej tyre, si dhe laboratori mobil që sjell edukimin në fushat STEM për vajzat e zonave rurale.

“Misioni nuk është imun ndaj krizës financiare që ka të bëjë me këtë organizatë. Misioni së voni ka implementuar një plan ku redukton pozitat me 30%. Ne kemi korrigjuar operacionet tona duke kërkuar efikasitet, por edhe duke maksimizuar shfrytëzimin e resurseve aktuale në vazhdim të mandatit tonë”, tha përfaqësuesi i UNMIK-ut

Ndërkaq sot po mbahet seanca e parë për këtë vit për raportimin e situatës në Kosovë nga Këshilli i Sigurimit tw OKB-sw në Kosovë.

Pjesë e kësaj seance është edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca.

Tags: Keshilli i Sigurimit ne OKBPeter DueTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Do t’ju njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MASh monitoron libraritë: Pjesa dërrmuese po zbaton çmimet e katalogut për tekstet shkollore

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Do t’ju njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MASh monitoron libraritë: Pjesa dërrmuese po zbaton çmimet e katalogut për tekstet shkollore

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka dhe Sunderlandi kundër Milanit në Ligën e Evropës

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Egnatia mëson shortin në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën