TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Manchester City triumfon ndaj West Ham, Liverpool mposht minimalisht Fulham

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Manchester City triumfon ndaj West Ham, Liverpool mposht minimalisht Fulham

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester City-West Ham dhe Liverpool-Fulham City.

Manchester City bind ndaj West Ham dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League. Sfida e prapambetur e javës së 28-të mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0. Sfida u dominua e gjitha nga skuadra e Guardiolës, megjithatë pjesa e parë nuk solli gola.

U desh minuta e 50’ që pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Mahrez, Ake gjeti rrjetën me një goditje me kokë, duke zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 70’ Erling Haaland do të realizonte golin e sigurisë me një parabolë. Në këtë ndeshje norvegjezi arriti shifrën e 35 golave duke thyer rekordin e Andry Cole dhe Alan Shearer, dhe njëkohësisht duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të golave të realizuar në një sezon gjatë gjithë historisë së Premier League.

Ndërsa Foden në minutën e 85’ do të realizonte një goditje spektakolare dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi. Pas këtij takimi Manchester City kryeson me 79 pikë, një më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “citizens” që numërojnë një ndeshje më pak, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë.

Ndërsa sfida mes Liverpool dhe Fulham City ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat. Ky takimi u mbyll me fitoren minimale të “The Reds” me rezultatin 1-0.

U desh një ndërhyrje e gabuar nga Diop ndaj Nunez që Liverpool të fitonte një penallti, e cila u ekzekutua nga Salah në minutën e 39’, që zhbllokoi këtë takim.

Më pas përtej tentativave nga të dyja skuadrat për të gjetur golin, takimi u vulos nga goli i vetëm, ai i Salah.

Pas kësaj përballjeje Liverpool renditet në vend të pestë me 59 pikë, teksa Fulham në vend të 10-të me 45 pikë të grumbulluara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën