Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj pritet që këtë verë ta bëjë hapin e madh në karrierë.
Manaj në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Sivassporit, por jo edhe nga Superliga e Turqisë.
Ai pritet të transferohet te skuadra tjetër turke, Beshiktashi, që së shpejti pritet ta kontaktoj Sivassporin në lidhje me transferimin e Manajt.
Sulmuesi shqiptar te Beshiktashi po shihet si zëvendësim për italianin Ciro Immobile, i cili ka vendosur të largohet në verë nga Turqia.
Manaj 28-vjeçar është pjesë e Sivassporit prej vitit 2023 dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2026 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.
Këtë sezon, Manaj ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime në 17 paraqitje për Sivassporin në Superligën e Turqisë.