TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maloku: Të dëmshme deklaratat e Osmanit për ndërprerje të dialogut, Kosova s’është në pozicion të kërcënojë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Maloku: Lejimi zgjedhjeve serbe në Kosovë është shkelje e Kushtetutës

Deklarimet e presidentes Vjosa Osmani, se nëse ndodh pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës, “do ta vriste një herë e përgjithmonë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, nga politologu Albinot Maloku, po konsiderohet se janë në kundërshtim me synimin kryesor të Kosovës që është integrimi në Bashkimin Evropian.

Maloku ka thënë se kjo deklaratë në situatën aktuale është e dëmshme për vendin dhe se Kosova nuk është në pozicion për të kërcënuar me ndërprerje të dialogut.

Maloku shtoi se deklarata e presidentes Osmani është në kundërshtim edhe me frymën që ajo pretendon që e ndjek, të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Deklarata e presidentes Osmani Sadriu është në shpërputhje totale me frymën që e pretendon se e ndjek të njeriut të flamurit të cilit e mban edhe në zyre. Në këtë rrafsh konsiderojë që nuk ka qenë deklaratë e duhur për momentin sa do të ishte e mirë që presidentja Osmani tregonte gatishmëri që ekziston në Kosovë në raport me jetësimin e planit franko-gjerman. Kjo do të kishte mundur të jetë një përqasje shumë më diplomatike, shumë më përafruese dhe integruese paralelisht të saj me Republikën e Kosovës me vendet e BE-së”, tha ai për EO.

Maloku ka theksuar se një deklaratë e tillë e dëmton pozicionin e Kosovës, dhe thotë se vendi nuk është në pozicionin që të kërcënojë me këto deklarata, por duhet që të gjejë alternativa të cilat hapin perspektivë për vendin.

“Qasja e presidentes Osmani-Sadriu përmes kësaj deklarate është në shpërputhje me synimin thelbësor të Kosovës, të krijimit të raporteve më të mira diplomatike, ndërkombëtare me vendet mike, por edhe ato që pretendojnë të jenë vende mike të Kosovës. Si e tillë kjo deklaratë gjithsesi që dëmton pozicioni edhe ashtu të dëmtuar ndërkombëtarisht të Kosovës dhe e konsideroj dhe e gjykoj që ka qenë e pa vend ta ketë këtë të ashtuquajtur kërcenim për faktin që pozicioni i Kosovës nuk është për të kërcënuar por për të gjetur alternativa bashkëpunimi, alternativa të cilat i hapin asaj  perspektive. Sidomos alternativa të cilat shkojnë në përputhje me synimet integruese të Kosovës që vetë qeveria, vetë presidenca gjithmonë i prezanton që janë integrimi në BE”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu i ka bërë këto deklarata të martën, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën