Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të vlefshme për xhiron e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Trepçës ’89 në “Liman Gegaj”.
Të katër golat për vendasit u realizuan në pjesën e dytë të takimit.
Ronald Sobowale (59′) Fatmir Rexhaj autogol (61′), Alban Shillova (84′) dhe Behar Maliqi (90′), ishin golashënuesi e Malishevës.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj dhe Drenica kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në duelin dramatik të zhvilluar në Stadiumin e qytetit në Ferizaj.
Në pjesën e parë Agim Zeka i dha epërsinë mysafirëve (37′), teksa Agyare në minutën e 86-të shënoi autogol për t’ia dhënë vendasve golin e barazimit.