TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Makshana: Mbrojtja e të akuzuarve sot ishte në nivelin më profesional të mundshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Makshana: Mbrojtja e të akuzuarve sot ishte në nivelin më profesional të mundshëm

Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se mbrojtjet e ish-krerëve të UÇK-së janë shumë të koordinuar mes vete.

Duke folur për paraqitjen e mbrojtjes Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Makshana vlerësoi që mbrojtja e të akuzuarve sot ishte në nivelin më profesional të mundshëm.

“Unë besoj që mbrojtja e katër të akuzuarve, ka një strategji, pra nuk janë të pa koordinuar, përkundrazi janë shumë të koordinuar. Ne e kemi parë që strategjia e Thaçit ka qenë që “ne nuk i mohojmë krimet të cilat kanë ndodhur dhe janë përfshirë në aktakuzë, por ne do të tregojmë që nuk kemi të bëjmë asgjë me ato krime”. Prandaj, besoj që ka një strategji të mbrojtjes, ajo u pa sot në momentin kur mbrojtësit e të akuzuarve, kanë dhënë argumente se pse nuk ka ekzistuar ‘ndërmarrja e përbashkët kriminale’. Mbrojtja e të akuzuarve, sot ishte në nivelin më profesional të mundshëm”, deklaroi Makshana në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se a janë videoincizimet prova të mjaftueshme të mbrojtjes, Makshana tha se të gjitha këto do të vërtetohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.

“Pra, do të thirren dëshmitarë të ndryshëm, do të ketë ekspert lidhur me ekzaminimin e të gjitha provave, për shkak se në rastin e Veselit, e pamë që përmendi prejardhjen e provave. Nëse Prokuroria mund ta ketë një provë shumë të rëndësishme për ta, duhet të dihet se nga ka ardhur ajo provë, kush e ka shkruar atë dokument, relevanca e tij, aspektin kohor dhe për çfarë është lëshuar”, theksoi tutje Makshana.

Megjithatë sipas tij, Prokuroria do ta ketë shumë të vështirë t’i vërtetojë të gjitha këto pretendime që i ka paraqitur.

“E pamë që edhe ana tjetër, shumë më e fortë se Prokuroria, është duke e përfaqësuar rastin”, potencoi ai.

Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se seanca tjetër do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta bëjë deklaratën hyrëse në gjykim./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia e Kosovës: Një grua në Leposaviq është gjetur pa shenja jete

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana dhe Policia e Kosovës ndalojnë kontrabandën në kufi, kapen mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën