TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Majlinda gëzon qindra fëmijë në Mitrovicë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Majlinda gëzon qindra fëmijë në Mitrovicë

Në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, në palestrën buzë lumit Ibër, u mbajt stërvitje demonstruese e xhudos. Rreth 1000 fëmijë thirrën vazhdimisht “Majlinda, Majlinda”. Prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti, që foli për përfshirjen e xhudos në shkolla dhe për rëndësinë e sukseseve të xhudistëve kosovarë

Majlinda Kelmendi pati një nga stërvitjet më të zhurmshme të mërkurën pasdite. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kampionia olimpike demonstroi veprime të xhudos, në të cilin sport fitoi medaljen e artë olimpike, dy tituj të botës e shumë të Evropës.

Për ta përcjellë demonstrimin e saj, në palestrën buzë lumit Ibër ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të pranishëm ishin edhe rreth 1000 fëmijë e të rinj.

Emri i Majlindës u thirr shumë herë, sidomos teksa ajo bënte lëvizje atraktive të xhudos.

Ajo dhe kryeministri Kurti hynë bashkë në palestër, ndërsa morën duartrokitje nga fëmijët e shumtë.

Majlindën e shoqëroi kryetrajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Ai tha se nxënësit e tij nuk dinë të flasin për urrejtjen në sport.

“Kampionia olimpike me demonstrimin dhe mjeshtërinë e saj do të tregojë se sporti është për të përçuar mesazhe paqeje e jo si disa sportistë të tjerë”, ka thënë Kuka.

Ai iu referua provokimeve që iu bënë Kosovës nga tenisti serb, Novak Gjokoviq.

E kryeministri Kurti foli për programin “Kosova, shtet i xhudos”, në kuadër të të cilit edhe u mbajt demonstrimi në Mitrovicë. Ai treguar se xhudoja do të mësohet në shkolla prej vitit të ardhshëm shkollor.

“Të dashur nxënës, rrugëtimi i Majlindës është shembull të cilin të gjithë ju duhet ta synoni dhe ta ndiqni, në cilindo angazhim në jetë. Të them të drejtën po mundohem ta ndjeki edhe unë personalisht në detyrën që kam”, ka thënë Kurti.

Pasi e përfundoi demonstrimin, Majlinda falënderoi kryeministrin për përkrahjen e xhudos dhe sportit në përgjithësi, tek ia dhuroi një brez të zi, si dhe librin kushtuar asaj.

Krahas Majlindës, xhudo demonstruan edhe anëtarët e klubit “Trepça” e po ashtu xhudiste të tjera reprezentuese. Majlinda mbeti gjatë në “Minatori”. Shumë fëmijë bërë fotografi dhe kërkuan të bisedojnë me Majlindën, që tashmë punon si trajnere e xhudos.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi – Hancko, dueli që veçohet nga FIFA

Muriqi – Hancko, dueli që veçohet nga FIFA

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Vedat Muriqi: Mund të pensionohem i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

Vedat Muriqi: Mund të pensionohem i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron t’i shkaktojë Libanit të njëjtin shkatërrim si në Gaza

“Mesditë”- 25.03.2026

“Mesditë”- 25.03.2026

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Vendimi i Kushtetueses shumë afër? Çfarë thotë Osmani për Tëvë1

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën