TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lumezit i përfundon mandati nesër, presidentja ende s’ka bërë emërim të kryeprokurorit të ri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lumezit i përfundon mandati nesër, presidentja ende s’ka bërë emërim të kryeprokurorit të ri

Mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual të Shtetit Aleksandër Lumezi do të përfundojë nesër.

Për këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur një konkurs, në të cilin Blerim Isufaj është renditur i pari në garë për ta pasuar Lumezin, shkruan teve1.info

Sipas ligjit, kandidati që merr shumicën e votave dërgohet te presidenti i vendit për dekretim.

Ndonëse nesër është afati i fundit, presidentja e vendit Vjosa Osmani ende nuk e ka bërë emërimin për këtë pozitë. Ditë më parë, nga Presidenca kanë bërë të ditur se e para e shtetit është ende duke analizuar faktet dhe rrethanat që ndërlidhen me këtë proces.

Këshilltari për Media i Presidencës Bekim Kupina. sot në një përgjigje për teve1.info tha se presidentja Osmani po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar.

Kupina shtoi se stafi i presidentes ka filluar konsultimet dhe Osmani do të vazhdojë takimet në ditët në vijim.

“Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar. Do të kërkojmë dokumentacion shtesë sa i përket këtij propozimi, sikurse do t`i dëgjojmë të gjitha palët e përfshira në monitorimin e këtij procesi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë i kanë paraqitur vërejtjet e tyre për këtë proces. Do të merren parasysh vërejtjet dhe pas trajtimit të hollësishëm, Presidentja do ta marrë një vendim. Stafi i Presidentes tashmë ka filluar këto konsultime, ndërkaq Presidentja do të vazhdojë takimet në ditët në vijim”, tha Kupina për teve1.info

Përfaqësuesit ndërkombëtar dhe shoqëria civile në Kosovë kanë kritikuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit.

Ata rekomanduan që i tërë procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të anulohej dhe të përsëritej, në mënyrë që të evitoheshin shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara.

Lidhur me këtë, reagim pati edhe nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Ai është shprehur se anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit.

Por kritikat u hodhën poshtë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili në reagimin për publikun tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit ishte plotësisht legjitim.

Në garën për kryeprokuror të shtetit ishin Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë e Prishtinës, Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës, Lulzim Sulejmani, prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe Shqipdon Fazliu prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit. /Teve1.info/

Autor: Bledë Krasniqi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën