TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Luka Modric e ka marrë vendimin për të ardhmen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Luka Modric e ka marrë vendimin për të ardhmen

Luka Modric nuk do të tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë teksa lojtari që do të mbushë 38-vjeç në muajin shtator do të udhëheqë ballkanasit edhe në Euro 2024. Është ky pretendimi i mediave kroate të cilat theksojnë se lojtari i Real Madrid, së bashku me Perisic dhe mbrojtësin Vida do të tentojnë ta mbyllin me një trofe karrierën e lavdishme në kombëtare.

Pavarësisht disfatës nga lotaria e 11-metërshave me Spanjën në finalen e Nations League, mesfushori është i motivuar dhe do të injorojë edhe ofertat nga Arabia Saudite për të vijuar karrierën me Real Madrid në mënyrë që të jetë i gatshëm për kompeticionin e fundit madhor në karrierë me kombëtaren e tij.

Gjatë karrierës së tij me Kroacinë, Modric i ka shkuar disa herë pranë suksesit historik si në rastin e finales së Botërorit 2018 aty ku ballkanasit u mposhtën nga Franca, apo në Botërorin e vitit 2022 ku e mbyllën rrugëtimin si vend i tretë, për të ardhur tashmë te një tjetër finale e humbur, ajo me Spanjën në Nations League.

Megjithatë, Modric duket se do t’i lejojë vetes edhe një shans tjetër për të fituar një trofe me kombëtaren duke qenë se në karrierën me Real Madrid nuk ka asnjë peng duke fituar titujt kryesorë, pa harruar edhe “Topin e Artë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kosova dhe Austria ndajnë pikët  në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën