KF Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë Ermis Selimaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit.
Selimaj ka firmosur kontratë trevjeçare me KF Llapi, duke u bërë pjesë e projektit të klubit për sezonet e ardhshme.
I lindur më 25 maj 2004 në Athinë, 22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe është futbollist me përvojë në futbollin grek. Karrierën e tij e ka zhvilluar në akademinë e PAOK-ut, ndërsa më pas ka qenë pjesë e PAOK B, Niki Volos, AEK B dhe PAS Giannina.
Selimaj është gjithashtu reprezentues i Shqipërisë U21, me 14 paraqitje ndërkombëtare të regjistruara deri më tani.











