TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe akuzohet se ka kryer krime

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lista Serbe akuzohet se ka kryer krime

Në protestën e fundit që u mbajt ne sheshin kryesor “Car Llazar”, disa nga protestuesit akuzuan kreun e Serbisë se i ka tradhtuar ata, derisa kundërshtuan edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, Listën Serbe qytetarët serbë e cilësuan si një parti shantazhuese e kërcënuese.

Të tillë këtë parti sheh edhe politikania serbe Rada Trajkoviq. Madje, sipas saj, kjo parti ka kryer krime shumë të rënda.

“Lista Serbe gjatë këtyre viteve ka mbijetuar me dhunë, vrasje, djegie pasurie e shantazhe në punë, por me lirinë e popullit do ta humbë këtë, pra kur serbët të jenë të lirë, lista serbe do të zhduket”, tha Trajkoviq për Tëvë1.

Tutje, Trajkoviq është shprehur e shqetësuar që kjo parti ka bërë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe ne Kosovë.

“Mendoj se shqetësime duhet të ketë sidomos me nismën e fundit për kthimin e ushtrisë, e cila ka filluar të duket si një fushatë kundër NATO-s. Një mesazh edhe për shqiptarët, për paqen mund të luftojmë vetëm së bashku. Çdo ide e fitores së njëanshme nuk do të sjell stabilitet”, shtoi ajo.

E publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë filluar ta humbasin besimin tek Lista Serbe.

Janjiq shprehet i bindur se ky është vetëm fillimi i rënies së kësaj partie.

“Lista Serbe ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës për një kohë të gjatë, por tani po shohim një rënie të tyre për shkak se ka humbur besimi tek qytetarët. Në anën tjetër edhe largimi nga institucionet e Kosovës i ka dobësuar shumë.  Unë shoh që në të ardhmen do të ketë edhe më shumë probleme për këtë parti, sepse qytetarët tashmë po kërkojnë alternativa të tjera dhe kjo është mirë për demokracinë”, u shpreh Janjiq.

Kujtojmë që gjatë muajit nëntor, zyrtarë të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë vendosën t’i braktisin institucionet e vendit.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën