TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Linja direkt nga Prishtina për në Xhida tre herë në javë?

Këtë të mërkurë u bë inaugurimi i linjës direkt Prishtinë- Xhida. Kjo linjë e re ajrore do të jetë tre herë në javë. E do të shërbej lehtësoj udhëtimet për qëllime fetare, turistike, kulturore dhe biznesore.

by Fëllënza Krasniqi
4 javë ago
6 0
A A

Ky aeroplan nga Arabia Saudite zbarkoi në Kosovë për herë të parë të mërkurën.

Andaj edhe pritja në aeroportin “Adem Jashari” ishte e veçantë.

Udhëtarë të parë nga Xhida në Prishtinë ishin ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku dhe udhëheqësit e kompanisë ajrore  “Flynas” dhe pasagjerë të tjerë.

Kjo linjë e re ajrore,  e cila do të jetë tri herë në javë do t’ia mundësojë qytetarëve udhëtimin në Xhide në Arabinë Saudite, qytet ky që shërben si portë e vendeve të shenjta myslimane.

E për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ky inaugurim po cilësohet si tejet i rëndësishëm.

“ Ky rrugëtim është më shumë se një udhëtim është një urë ndërmjet popujve tonë për zhvillimin e kulturës dhe miqësisë së mëtutjeshme ku do të bëjmë një ndërlidhje të popujve tonë. Në aeroportin Adem Jashari kemi parë një progres shumë të madh gjatë muajve të fundit dhe kemi investuar shumë në infrastrukturë për të siguruar udhëtim të sigurt e të rehatshëm për të gjithë”, ka thënë Acikogoz.

Kurse si moment historik gjithë këtë ngjarje e panë edhe nga vetë kompania “Flynas”.

“Ne kemi bërë historinë duke lidhur Kosovën me Arabinë Saudite, pra kjo është pjesë e strategjisë së ‘Flynas’. Strategjia jonë pra ka synim rritjen e numrit te pasagjerëve dhe vizitorëve, turistëve në Arabinë Saudite. Ne po fillojmë sot me tri fluturime në javë linjë direkt për në Xheda dhe shpresojmë që numri i fluturimeve do të rritet”, është shprehur Aledi.

Edhe sipas ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durimishi, linja e tillë pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet për qëllime fetare, turistike, kulturore dhe biznesore.

“Hapja e kësaj linje ajrore është shumë më tepër se rrugë udhëtimi. Është një lidhje që bashkon dy kultura, dy histori dhe dy popuj  Xhida si një nga qytetet më ikonike të Arabisë Sauditë ofron mundësitë të pafundme për shqiptarët që dëshirojnë të eksplorojnë trashëgimin kulturore dhe historike të mbretërisë si dhe lehtëson udhëtimet për besimtarët mysliman drejtuar qytetit të shenjtë të Mekës. Linjë kjo përmes të cilës do të lehtësohet shkëmbimi i këtyre ideve dhe kulturave”, ka theksuar Durmishi.

E për ambasadorin e Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, linja e sotme do të jetë një derë e re për investitorët.

“Inaugurimi i kësaj linje sinjalizon një destinim të ri dhe një derë të hapur për investitorët e Arabisë Saudite. Republika e Kosovës është një zgjedhje ideale, pozita gjeografike, sundimi i ligjit dhe mundësitë e shumta pra janë një mundësi shumë e mirë për projektet të cilat sjellin transformime tjera”, ka thënë Mjeku.

Përveç linjës, këtë të mërkurë, kompania ajrore “Flynas” ka hapur edhe një zyrë në Prishtinë.

“Hapja e zyrës së “Flynas” në Prishtinë është dëshmi e angazhimit të kompanisë për t’u afruar më shumë me klientët e saj dhe për të ofruar atyre shërbime më cilësorë që do të ua lehtësojnë udhëtimin drejt Mbretërisë, sidomos për ata të cilët do të kryejnë Haxhin apo edhe Umren. Përveç kësaj kjo nismë do të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella gjë që sjellë përfitime për të dy vendet dhe dy popujt mike”, është shprehur Ghazi Hifzi.

Ngjarja u përmbyll me një koktej rasti, ku të pranishmit patën mundësinë të shijonin edhe një tortë simbolike të përgatitur për këtë inaugurim.

 

 

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

Nimani: Oferta e fundit e Kurtit për Nismën ishte e pasinqertë

Nimani: Oferta e fundit e Kurtit për Nismën ishte e pasinqertë

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

“InfoNata” 28.10.2025

“InfoNata” 28.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën