Kompania që bën shpërndarjen e energjisë elektrike KEDS, ka njoftuar se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.
Sipas njoftimit, si rezultat i kësaj, një numër i caktuar i konsumatorëve ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Teksa thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike të rikthehet./teve1.info./