TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ligji i ri për pronën publike, kërkohet transparencë dhe efikasitet në administrim

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Ligji i ri për pronën publike, kërkohet transparencë dhe efikasitet në administrim

Kosova po përgatitet të kalojë një transformim në menaxhimin e pronës publike dhe të drejtat pronësore, me miratimin e një ligji të ri që synon të sjellë transparencë dhe efikasitet.

Në kuadër të Komiteti ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, Ardian Mehmeti nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se fakti se vet miratimi i këtij ligji të ri si një ligj substancial është sfidë në vete për arsyeje se kërkon një angazhim të madh institucional në hartimin dhe harmonizimin e ligjeve të veçanta që rregullojnë këtë pjesë me ligjin për pronën publike tani e tutje.

Mehmeti ka shtuar se kjo do të sigurojë një transparencë dhe administrim të përgjithshëm me pronën publike në mënyrë që të promovohet ruajtja e vlerës së pronës publike dhe shfrytëzimi efikas për realizimin e qëllimeve ekonomike, infrastrukturore dhe qëllimet tjera të parapare në interes publik.

“Me përjashtim të pronës private llojet e tjera të pronës nuk janë të përkufizuara në mënyrë të qartë në Republikën e Kosovës në shumë raste shprehjet e përdorura në ligjet aktuale kanë dykuptimshmëri dhe krijojnë konfuzion dhe pasiguri juridike lidhur me autorizimet për administrimin e pronës publike dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ai autorizim. Prandaj, si Ministri e Drejtësisë kemi marrë iniciativën që të hartojmë një ligj të ri, për herë të parë në Republikën e Kosovës me qëllim që të sigurojmë një përkufizim standard të pronës publike, të qartësojmë kategoritë e pronës publike, format si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me dispononim, shfrytëzimin, mbrojtjen, dhe mbikëqyrjen, menaxhimin, vlerësimin e sendeve dhe të tjera që janë në pronësi publike. Kjo do të sigurojë një transparencë dhe administrim të përgjithshëm me pronën publike në mënyrë që të promovohet ruajtja e vlerës së pronës publike dhe shfrytëzimi efikas për realizimin e qëllimeve ekonomike, infrastrukturore dhe qëllimet tjera të parapare në interes publik”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër, Korab Ahmetaj ka realizuar një prezantim nga aktiviteti i USAID-it, Qeverisja e Pronës.

Ahmetaj ka thënë se me këtë aktivitet synohet të përmirësohet sistemi i të drejtave pronësore në përgjithësi në vend, kështu duke rritur formalizmin dhe regjistrimin e pronave në sistemin e informacioneve kadastrale të tokës në Kosovë.

“Aktiviteti i USAID, qeverisja e pronës është një aktivitet pesëvjeçar që në thelb synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në përgjithësi në Kosovë, duke rritur formalizimin dhe regjistrimin e pronave në sistemin e informacioneve kadastrale të tokës në Kosovë, duke reduktuar korrupsionin, rritur fuqizimin e grave në të drejtat pronësore dhe mbi të gjitha si qëllim kryesor është që të avancojë zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Republikës së Kosovës. Për ta arritur këtë qëllim, parësor dhe kryesor, aktiviteti i USAID, qeverisja e pronës ka ndarë tre objektiva kryesore që ka të bëjë me rritjen e të drejtave formale apo regjistrimin e të drejtave pronësore në kadastër, duke standardizuar proceset dhe praktikat që janë në Kosovë, rritjen e angazhimit aktiv të shoqërisë civile dhe qytetarëve me institucionet kur kemi të bëjmë me te drejtat pronësore si dhe angazhimin më të madh të sektorit privat për të forcuar regjimin e te drejtave pronësore në Kosovë”, tha ai, shkruan KP.

Ndërkaq, Idriz Shala ka folur për rolin e gjeoinformacionit në REKOS 2024: Metodat Inovative dhe Standardet për të. Ai ka thënë se projekti i regjistrimit të popullsisë është një ndër projektet më të mëdha, komplekse dhe kushtueshme për një vend.

“Projekti i regjistrimit të popullsisë është një ndër projektet më të mëdha, komplekse dhe kushtueshme për një vend. Kosova e realizoj këtë projekt, i dyti me radhë pas pavarësisë së vendit… ASK ka siguruar rreth 3 mije e 500 tabletë, të gjithë kanë qenë të lidhur me internet, kartela, të dhënat janë transmetuar direkt në server pas çdo interviste, të dhënat kanë qenë të koduara, masa shtesë ka pas për çështje të sigurisë së sistemit. Cilësia e të dhënave është shumë e lartë krahasim me regjistrimin e kaluar, teknologjitë e aplikuara, sistemi i monitorimit dhe shfrytëzimi i burimeve tjera paraprake ndihmuan në cilësi…Në raport me 2011, piramida ka marrë orientim tjetër, është duke u plakur popullsia e Kosovës”, tha ai.

Komiteti ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, ka mbajtur takimin e radhë në të cilën u theksua rëndësia e së drejtës së pronësisë.

Tags: Ligji i ri për pronën publike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Haxhiu: Korisha, ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë

Haxhiu: Korisha, ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë

Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Kurti prezanton Metë Shatrin si pjesë të listës së VV-së për deputet

Emiratet raportojnë për sulm iranian pas përplasjes detare SHBA-Iran

Italia ripozicionon anije minapastruese pranë Ngushticës së Hormuzit si masë paraprake

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Haxhiu: Korisha, ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë

Haxhiu: Korisha, ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë

Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Supremja shfuqizon pjesërisht rregulloren e UP-së për avancimin e stafit akademik

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euro për shoqëruesit mbi 15-vjeç në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën