Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar me kritika ndaj mënyrës së qeverisjes, duke thënë se pushteti po mbështetet më shumë në propagandë sesa në rezultate konkrete në terren.
Ai thekson se nuk po vërehen përmirësime në jetën e qytetarëve, ndërsa vendimet, sipas tij, merren në parti dhe jo në institucione.
Ramadani e cilëson këtë model të qeverisjes si “parti-shtet”.
“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë në realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë. Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit. Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione. Kjo është partia-shtet!”, shkruan Burim Ramadani në “Facebook”.








