TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

by Teve1
18 sekonda ago
0
A A
BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

Efekti i “Rabbit Hole”, i humbjes në spiralen e informacionit çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-ut i kanoset një gjobë e rëndë.

Sipas rezultateve paraprake hulumtuese të Komisionit Evropian, TikTok rrezikon përdoruesit e tij përmes rekomandimeve të videove në platformën e tij. Koncerni mund të përballet me një ndëshkim, pasi algoritmi i saj u shfaq edhe personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara, e cila mund të përkeqësojë problemet psikike, njoftoi autoriteti në Bruksel. Sipas Komisionit, algoritmi nxit rrezikun e varësisë, si edhe çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin.

Komisioni Evropian e akuzon TikTok-un se nuk e ka kufizuar mjaftueshëm këtë rrezik. Sipas Brukselit, masat e deritanishme mbrojtëse kanë rezultuar të paefektshme. Edhe butoni “Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar rekomandimet në rrjedhën e videove (feed), thuhet në vlerësimin e Komisionit.

Në fokus “For You”

Fokusi i procedurës është veçanërisht faqja “For You”, e cila synon t’u shfaqë përdoruesve sa më shpejt përmbajtje që përputhen me interesat e tyre. Komisioni Evropian kërkon ndryshime në këtë funksion, pasi druhet nga të ashtuquajturat efekte “Rabbit Hole” (në shqip: efekti i vrimës së lepurit ose efekti i humbjes në spiralen e informacionit të përshkallëzuar).

Me këtë nënkuptohet situata kur një person zhytet aq thellë në një temë, saqë e ka të vështirë të dalë prej saj. Termi i referohet personazhit kryesor të librit “Alice në Botën e Çudirave”, i cili bie në një vrimë lepuri dhe përfundon në një botë tjetër. Sipas kritikëve, algoritmi i TikTok-ut mund t’i shtyjë përdoruesit të konsumojnë vazhdimisht përmbajtje të ngjashme, duke i futur gjithnjë e më thellë në të njëjtat tema.

Algoritmet teorikisht mund t’i njohin dhe t’i shfrytëzojnë këto modele sjelljeje për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në një platformë. Komisioni Evropian kritikoi se algoritmi i TikTok-ut personalizon në këtë mënyrë edhe përmbajtje që mund të jenë emocionalisht të dëmshme, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë.

“Ky mekanizëm mund të jetë i dëmshëm kur përmbajtjet që përsëriten pafund lidhen, për shembull, me trishtimin, vetminë ose perceptimin për trupin”, ka vlerësuar Komisioni Evropian. Sipas tij, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj videove të tilla mund të përforcojë probleme ekzistuese psikologjike dhe të ndikojë negativisht në mirëqenien mendore të përdoruesve.

Sipas kërkesës, algoritmi nuk duhet të bazohet më në kohën që përdoruesit kalojnë duke parë një video. Në vend të kësaj, përdoruesve duhet t’u jepet më shumë kontroll mbi përmbajtjen që u shfaqet në faqen “For You”, duke u mundësuar atyre të përcaktojnë më qartë se çfarë duan të shohin në TikTok. Qëllimi është që përdoruesit të mos drejtohen vetëm nga rekomandimet automatike të algoritmit, por të kenë ndikim më të madh në përzgjedhjen e përmbajtjes që u shfaqet. /DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën