TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët evropianë dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

by teve1
1 vit ago
1
A A
Liderët evropianë dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

Liderët evropianë i kanë mirëpritur përpjekjet e Trumpit për t’i ndalur vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë dhe për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kështu është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Këshilli Evropian, pas takimit ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin në Alaskë, nga i cili nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim apo paqe.

Deklarata është nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri polak, Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në deklaratë theksohet se, ashtu siç ka thënë vetë presidenti Trump, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje”, dhe se hapi i ardhshëm duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme, me përfshirjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin Trumpi do ta takojë të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Liderët evropianë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Trumpin dhe Zelenskyn drejt një samiti trepalësh, ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Ata kanë theksuar se Ukraina duhet të ketë garanci të forta dhe të pakundërshtueshme të sigurisë për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial në mënyrë efektive.

“Ne mirëpresim deklaratën e Presidentit Trump se SHBA-të janë të gatshme të japin garanci sigurie. Koalicioni i të Vullnetshmëve është gati të luajë një rol aktiv. Nuk duhet të vendosen kufizime mbi forcat e armatosura të Ukrainës ose në bashkëpunimin e saj me vendet e treta. Rusia nuk mund të ketë veto kundër rrugës së Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s. Do të jetë në dorë të Ukrainës të marrë vendime në territorin e saj. Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur të bëjmë më shumë për ta mbajtur Ukrainën të fortë, me qëllim që të arrijmë fundin e luftimeve dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Për sa kohë që vrasjet në Ukrainë vazhdojnë, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë presionin mbi Rusinë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë sanksionet dhe masat më të gjera ekonomike për të ushtruar presion mbi ekonominë e luftës së Rusisë derisa të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ukraina mund të mbështetet në solidaritetin tonë të palëkundur ndërsa punojmë drejt një paqeje që mbron interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe të Evropës”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

We welcome @POTUS diplomatic efforts to put an end to Russia’s war of aggression against Ukraine.

The killing must stop.

The European Union will continue engaged with @ZelenskyyUA and U.S. to achieve a just and lasting peace.https://t.co/q5EkyMnKk3

— António Costa (@eucopresident) August 16, 2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë: Dialogu është këtu përsëri

Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë: Dialogu është këtu përsëri

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën