TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

by Teve1
18 minuta ago
0
A A
Liburn Aliu: Prokuroria Speciale i pushoi hetimet ndaj meje, ndoshta do të sulmohem sërish

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha përmes një video se Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur t’i pushojë hetimet ndaj tij.

Aliu tha se përpos punës si ministër, atij i është hetuar edhe pasuria e tij dhe “e gjithë familjes”, si “të hyrat përgjatë viteve”.

“Kam marrë lajmin e mirë nga avokati im për vendimin për pushimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale ndaj meje. Ky vendim është marrë më 11 shtator dhe është dhënë mëngjesin e së premtes, më 2 tetor. Ky proces hetimor ka filluar para dy vitesh dhe përgjatë tërë kohës është përcjellë me spekulime të shumta mediatike. Përpos punës sime si ministër, është hetuar edhe pasuria ime dhe e gjithë familjes time, të hyrat përgjatë viteve, të cilat kanë qenë po ashtu të deklaruara që nga fillimi i vitit 2011, në vazhdimësi deri më sot, edhe tani që kam marrë detyrën e re. Që nga fillimi i hetimeve jam sulmuar nga të gjitha drejtimet me shpifje dhe ofendime nga më të rëndat, të cilat më janë drejtuar mua, familjes time dhe idealit kombëtar që kam bërë përpjekje në jetë ta zbatoj me modesti. Përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin, ashtu siç sot e mirëpres këtë vendim për pushimin e hetimeve, edhe pse për mua ka qenë gjithmonë i pritshëm. Mbase mund të vazhdoj të sulmohem sërish kudo me shpifje të shumta, ashtu siç ka ndodhur më herët. Në botën në të cilën lajmi i rremë përhapet me lehtësi, unë jam i gatshëm që të përballem me të vërtetën. I falenderoj të gjithë ata që më besuan”, ka thënë Liburn Aliu.

Liburn Aliun, aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Autoritetit Portual në Durrës. Ai u emërua në këtë detyrë në tetor 2025, pasi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Merdare, kapen 50 mijë euro të padeklaruara në autobusin Itali–Kosovë

Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

Kryetari i Obiliqit thotë se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën nga “shef i inspektoratit, në shef të emergjencave”

Beogradi kërkon mbështetjen e Trumpit, ofron miliona për lobim pas deklaratës së Putinit për Vuçiqin

Beogradi kërkon mbështetjen e Trumpit, ofron miliona për lobim pas deklaratës së Putinit për Vuçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën