tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Lewandowski “thërret” Messin: Është legjendë, ndryshoi klubin

tëvë1 nga tëvë1
02/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Lewandowski komentoi mundësinë e kthimit të Lionel Messit te Barcelona për sezonin 2023/2024.

“Duhet të presim për të parë nëse Leo do të vijë. Mund të vijë. Mund të ndodhë që brenda pak ditësh. E di që të luash me të është shumë e thjeshtë, sepse Leo mund të luajë me ty në çdo pozicion, në çdo kohë. Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në çdo ekip ku luaj”, tha polaku.

“Ai është një legjendë e Barcelonës, ishte ai që ndryshoi klubin. Do të jetë fantastike nëse rikthehet”, shtoi Lewa.

Ndërsa për largimin e mundshëm të Benzemasë nga Reali, shtoi:

“Do të jetë e vështirë për Realin e Madridit nëse Benzema largohet. Nuk e di se kur do të ikë, por nuk ka rëndësi, kur të ndodhë kjo do të jetë e rëndësishme, sepse po flasim për një lojtar ikonë, një nga më të mirët në botë”.

Sa i përket sezonit të tij të parë në radhët e “blaugranave”, sulmuesi veteran theksoi:

“Jam shumë i lumtur me atë që kemi arritur këtë vit, për klubin, për shokët e mi, për qytetin dhe tifozët. Doja të bashkohesha me këtë projekt. E di që ekipit i duhej kohë, se nuk mund të ndryshoje gjithçka menjëherë. Por unë parashikoj se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe është mirë të jesh pjesë e këtij ndryshimi”.

Këtë sezon, në 45 ndeshje për Barcelonën, Lewandowski ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë tetë asistime.

Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

04/10/2023

Zvicër – Kosovë luhet në Basel

04/10/2023

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.