Kjo pasi dy të mitur ditë më parë vodhën rreth 300 euro, ku dhe e lanë të hapur.
Imami i kësaj xhamie, Sahit Shabani, tregon momentin kur e vërejtën se paratë brenda arkës janë vjedhur.
“Më 10 shtator kur kemi ardhë në kohën e namazit të drekës, një xhemati që e thirr ezanin e ka vërejt që arka është pa dry dhe është hap dhe s’ka pas asnjë mjet aty”, tha ai.
E grumbullimi i të hollave sipas imamit është bërë për dy qëllime.
“Këto të holla prej që kam hy imam i shfrytëzojmë në dy mënyra, një pastruese e paguajmë për mirëmbajtjen e xhamisë dhe ndonjë dritë, altoparlantët… Në herën e fundit e kemi hap me 6 korrik, shifra ka qenë 355 euro e 10 frang…” shtoi ai.
E rastin e konfirmuan edhe nga Policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Por kjo nuk është hera e parë që arka në këtë xhami vidhet.
“Kur kam hy imam në xhami i kemi pas një kasë ku u vërenin parat, 14 euro i kanë marrë po nuk është bë e madhe dhe deri më tash që ka ndodh s’ka pas më asnjë rast”, deklaroi imami i xhamisë.
Vjedhje të tilla janë bërë të shpeshta, derisa muaj më parë televizioni raportoi rreth vjedhjes së arkës ë një xhamie në Prizren.
Kronika e gazetares Lendrina Kodrolli.