tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Kurti rehabilitoi Vuçiqin, do të mbahet përgjegjës për denormalitetin e viteve që po vijnë

tëvë1 nga tëvë1
19/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri vlerëson se me dakordimin e arritur mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq dje në Ohër, ky i pari duhet të mbahet përgjegjës për siç ka thënë Tahiri denormalitetin e viteve që do të vijnë.

Tahiri ka shkruar se atij do t’i kërkojnë llogari politike për këtë dakordim.

“Pavarësisht pretendimeve për t’iu dhënë tjetër emër, gjërave shumë të qarta si zajednica e autonomia politike për serbët, nga dita e djeshme, që të dyja e kanë vulën e Albin Kurtit. Marrëveshja e tij me Vuçiqin, jo vetëm që nuk është e plotë për shkak se nuk i ka sjellë Kosovës as njohje, as funksionalitet, por është e pa përmbyllur sepse  i ka hapur dyert dilemave të cilave Albin Kurti nuk do të mund t’iu shpëtojë me deklarata”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se Kurti duhet të përgjigjet se çka ka zgjidhur kjo marrëveshje në çështjet e hapura mes të dyja vendeve.

“Njëkohësisht, në mes tjerash, ai duhet t’iu tregojë shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut, se kur ata do të mund të kthehen në pronat dhe banesat e tyre të uzurpuara. Duhet të përgjigjet, se a u shpërbënë grupet e armatosura kriminale në veri të vendit, dhe cila është adresa nga e cila, qytetarët pa dallim etnie në komunat veriore të Kosovës, mund të kërkojnë siguri e rend tani e tutje. Duhet t’ua shpjegojë qytetarëve të Kosovës se pas kësaj marrëveshje, a janë ata më të sigurt që të lëvizin lirshëm në çdo cep të territorit të vendit”, ka shkruar Tahiri.

“Marrëveshje ka. Ajo nuk zgjidhë asgjë për Kosovën, as për të shkuarën, as për të ardhmen. Ajo rrezikon ta de funksionalizojë shtetin tonë dhe ta prishë balancin kushtetues mbi të cilin funksionon republika jonë. Ajo është marrëveshje për rehabilitimin e Aleksandër Vuçiqit, e cila e mbanë emrin e vulën e Albin Kurtit”.

Të ngjashëm

LAJMET

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
LAJMET

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
LAJMET

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: Vetëvendosje është parti demokratike në të folur e diktatoriale në vendimmarrje

30/03/2023
LAJMET

A po i rrezikohet posti presidentes Osmani?

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.