tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Mustafa, Kurtit e Osmanit: S’mund ta zhbëni historinë, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë

tëvë1 nga tëvë1
18/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me këtë në një intervistë për Kanal 10 ka folur ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili thotë se në ditë të tilla duhet t’iu njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

“Unë mendoj se në raste të tillë duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit, edhe kontributi i presidentit Thaçi, përkatësisht Thaçit si kryeministër i vendit sepse ai atëherë e ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe kontributi i presidentit Fatmir Sejdiu, edhe kontributet e të gjithë atyre që kanë punuar dhe ndihmuar për pavarësi, sepse historia nuk mund të rishkruhet mbi bazën e një mandati, apo të qenit në një moment të caktuar në qeveri apo presidencë. Askush nuk mund ta zhbëjë faktin që në aktin e shpalljes së pavarësisë ka qenë edhe z. Thaçi, ka qenë edhe z. Krasniqi, z.Fatmir Sejdiu si president, prandaj unë mendoj që meritat e tyre janë aty”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa ka deklaruar se askush s’mund ta shlyejë atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se të gjithëve duhet t’iu njihet kontributi.

“Për raste të tilla unë vlerësoj se duhet të ketë protokolle strikte. Sa i përket asaj se çfarë duhet të thuhet dhe të prezantohet në një rast të tillë edhe të asaj se si duhet të zhvillohet ceremonia. Dhe në këtë rast unë mendoj se edhe çështjet e protokollit edhe  ndoshta edhe çështjet e njerëzve që janë në krye të institucioneve, nuk kanë qenë në nivel. Por unë mendoj se duhet të kemi kujdes në raste të tilla, duhet të vlerësojmë punën e cdo njërit. Çështje të tjera janë situatat me të cilat po ballafaqohen tani edhe ish-presidenti i vendit, në fakt dy kryetarët z. Krasniqi dhe z. Veseli. Kjo është situatë tjetër. Kjo që është sot nuk mund ta fshijë atë që ka qenë dje, as kontributin e tyre në luftë. Gjykata do ta bën punën e vet, por ne duhet vlerësojmë veprat dhe kontributin e çdo njërit”, ka thënë Mustafa tutje i pyetur nëse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, qëllimshëm nuk e përmendën Thaçin në fjalimet e tyre.

 

Tags: Deklarata e PavaresiseHashim ThaciShpallja e pavaresise

Të ngjashëm

LAJMET

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
LAJMET

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
LAJMET

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
LAJMET

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
LAJMET

Bislimi e quan të padrejtë pengesën ndaj Kosovës për të kontribuuar në Konferencën e Donatorëve

20/03/2023
LAJMET

Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20/03/2023

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
0

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u...

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
0

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut...

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në...

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.