Tash e disa javë ministria e shëndetësisë vazhdon të jetë pa ministër.
Kjo pas dorëheqjes së ministrit Rifat Lafiti. Pasuesi i tij nuk është emëruar ende.
Kjo ministri po udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku.
Por brenda kësaj ministrie janë dhe disa pozita të tjera vakante.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë, aktualisht janë 14 pozita me zëvendësues të udhëheqësit duke përfshi zëvendësues të departamenteve dhe divizioneve. Sa i përket procedurave të brendshme, Ministria e Shëndetësisë ka disa procedura (ngritje në detyre dhe lëvizje paralele). Disa pozita kanë mbet vakante për shkak se disa zyrtarë tani kanë dhënë dorëheqje nga detyra dhe janë zëvendësuar deri në plotësim të pozitave, gjithashtu kemi edhe disa pozita vakante për shkak se disa zyrtarë janë në pushim pa pagesë për shkaqe shëndetësorë, ku zëvendësimi i tyre është i domosdoshëm, por nuk mund të bëhet plotësimi i pozitës”, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.
Këtë situatë, zëvendëskryetari i i Komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj po e quan papërgjegjësi.
Ndërkaq sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitija, kjo situatë tregon se ky sektor nuk është prioritet për qeverinë.
Kritika për qeverinë sa i përket menaxhimit të shëndetësisë, ka pasur edhe nga partitë opozitare.
Kronika e realizuar nga Valëza Sylejmani.