TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Marrëveshja në dy faza

nga tëvë1
18 Nëntor, 2022
0
A A
Lufta në Ukrainë vështirëson dialogun Kosovë-Serbi

E për marrëveshjen finale, te enjten në tëvë1, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se për momentin po mendohet të shkohet tutje me marrëveshje të ndarë në dy faza.

“Tash alternativat janë ose heqja dorë nga marrëveshja finale, ose kalimi në një marrëveshje dyfazore. Për momentin ata mendojnë që ja vlen të hyhet në marrëveshje dy fazore, nuk ka garanci që pala serbe do e pranojë, ne mendojmë që pala serbe e ka refuzuar”, tha Bislimi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar këtë si një qasje të gabuar të Qeverisë.

“Është koncept dhe drejtim i gabuar ajo që po bënë Qeveria e Kosovës, po e devijon procesin. Pra me marrëveshjen e finale që ishte në tavolinë edhe me mundësinë që të arrihet një epilog, tani të kthehemi të diskutojmë për çështjet dyta e të treta, vërtetë është një koncept i gabuar”, tha Haradinaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha për tëvë1 se vazhdimi drejtë marrëveshjes në këtë mënyrë është i dëmshëm për Kosovën.

“Siç u deklarua vetë zëvendëskryeministri apo kryenegociatori në detyrë, se do të jemi në situatën për të vendosur për njërën apo opsionin tjetër. Pra, kjo situatë nuk është dashur të vijë deri këtu, Kosova nuk është dashur të sillet deri këtu, se të zgjedh apo të lërë, se këtu nuk ka çfarë të marrë më. Këtu o do të zgjedhë o të lë diçka. E kjo si do që ta marrësh është në dëmin e Kosovës”, deklaroi Berisha.

Ndërsa, Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se po presin që Qeveria t’i drejtohet Kuvendit për këto çështje.

“Sa i përket çështjes së dialogut kjo qeveri nuk ka pasur aspak transparencë. Unë si deputete e kamë parë atë vetëm përmes medaive, ende nuk kam parë kurrfarë plani. Presim që Qeveria të vijë sa më shpejtë të vijë të raportoi në Kuvend lidhur me këto marrëveshje që do t’i bëjnë. Ne si LDK kemi paraqit qëndrimet tona që gjithmonë e përkrahim dialogun”, u shpreh ajo.

E sa i përket të ashtuquajturit Plani franko-gjerman, Bashkimi Evropian, vetëm ka pranuar qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për këtë dokument.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Faton Peci takon Presidenten Osmani: Takimet janë në funksion të daljes nga bllokada

Faton Peci takon Presidenten Osmani: Takimet janë në funksion të daljes nga bllokada

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit: “Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit: “Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X