tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

LDK: Bashkë me rrjedhën e parave të Martin Berishajt të hetohen edhe Presidentja, Kurti e Gërvalla

tëvë1 nga tëvë1
14/01/2023
A A
LDK: Bashkë me rrjedhën e parave të Martin Berishajt të hetohen edhe Presidentja, Kurti e Gërvalla
Share on FacebookShare on Twitter

LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë kanë bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Martin Berishajt.

“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe  Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Madje sipas tyre, Qeveria Kurti është zhytur në korrupsion që nga dita e parë.

“Më e keqja, korrupsionit të tyre dhe të njerëzve të tyre më të rëndësishëm nuk po i duket fundi. Gati secili institucion që udhëhiqet nga njerëzit e tyre është zhytur e fundosur në korrupsion fund-e-krye. Edhe më keq, kjo udhëheqësi jo që nuk po i shkarkon të korruptuarit, por po i mbron me gjithë arsenalin e saj”, kanë shtuar tutje.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte parashtruar edhe disa kërkesa.

“Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seance plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit, të shkarkohet menjëherë Ambasadori Martin Berishaj, Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz, nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për z. Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Co”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashëm

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

04/02/2023
0

Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të pavarur. Kjo do të thotë se dëshironi që fëmija...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
0

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo...

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

04/02/2023
0

Si duket, skuadrës së Evertonit i është nevojitur vetëm ndërrimi i trajnerit, për ta gjetur rrugën drejt fitores. Evertoni e...

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
0

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.