Në këtë takim sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, Kurti ka falënderuar Gjermanin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen në procesin e integrimit.
Në këtë takim ndërmjet Kurtit dhe Sarrazit thuhet se u diskutua edhe për rëndësinë e jetësimit të Procesit të Berlinit.
“U bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në komunikatë.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.
Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër./teve1.info/