I dyshuari e ka pranuar sumin ndaj dy të burgosurve të cilët vuajnë dënime në qendrën e njëjtë.
“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura (Lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë). I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.