Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka bërë të ditur se të shtunën është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM /Graqanicë , 19.02.2022 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar të miturën viktimën femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /tëvë1.info/