TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bajrami: Asociacioni mund të kontrollohet në dy nivele

nga TËVË 1
13 Shkurt, 2023
0
A A
Bajrami: Asociacioni mund të kontrollohet në dy nivele

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se Kosova duhet të krijojë mekanizma ligjor, gjyqësor dhe kushtetues për kontrollin e plotë të Asociacionit.

Bajrami mendon se duhet të krijohen dy nivele të kontrollit që ky Asociacion asnjëherë të mos tentojë të dalë nga kuadri ligjor i Kosovës.

“E para një kontroll administrativ shtetëror, qeveritar që bëhet përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal, përmes Qeverisë, përmes inspektimin administrativ dhe e dyta kontrolli gjyqësor përmes Gjykatës Kushtetuese duke ia dhënë një kompetencë shtesë Gjykatës Kushtetuese që të anulojë dhe të shfuqizojë çfarëdo akti të këtij Asociacioni, i cili bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e Kosovës”, kështu ka deklaruar Bajrami në emisionin “Respublika” në Tëvë 1.

Sipas Bajramit, Kosova është një shoqëri shumë etnike, nuk është shtet shumë etnik, madje ai thotë se ka dallime konceptuale midis termit shtet shumë etnik dhe shoqëri shumë etnike.

“Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi shkruar kushtetutën, sepse po ta futshim në kushtetutë serbe si komb shtetformues dhe ta deklaronim Kosovën si shtet shumë etnik atëherë serbët do ishin pronarë-aksionarë të shtetit. Ne jemi shoqëri shumë etnike”, tha Bajrami.

Tutje ai ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti le të provon, sepse Qeveria do ta dekretojë Asociacionin pa marrë parasysh ekipin menaxhues.

“Qeveria duhet ta bjerë një dekret që është akt ligjor me të cilën e formon Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo atëherë le të ia ndërroj emrin në qoftë se e ka mundësinë e plotë, le të procedojë… është me rendësi që mos me deklaru që nuk e përmbushim një detyrim ndërkombëtarë, nëse nuk e përmbush procedo me çfarëdo shfuqizim të marrëveshjes. Pra një marrëveshje ndërkombëtare momentin kur nënshkruhet ka një sipërmarrësi në raport me ligjet në hierarkinë juridike është kushtetuta e para, e dyta janë marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj vijnë ligjet. Dhe marrëveshjet kanë përparësi ndaj ligjeve, por jo edhe ndaj kushtetutës”, deklaroi Bajrami.

Sipas profesoirit Bajrami, në qoftë se Qeveria Kurti mendon se ka qenë gabim ajo duhet të procedojë legalisht me instrumente ligjore-shtetërore, jo me fjalime politike.

“Duhet të hynë në rend dite ajo çështje dhe duhet të provojë ta shfuqizojë. Nuk i duhet 2/3 e pakicës, por 82 vota me të njëjtën shumicë që edhe është votuar”, u shpreh Bajrami.

Sipas tij, nuk nevojitet votimi i dyfishtë, për asnjë prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

Tags: Arsim BajramiAsociacioniMarrëveshjet ndërkombëtare
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X