TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ankohen prodhuesit: Furnizimi më lëndë të parë shumë i vështirë, Qeveria po na ndihmon veç me fjalë

nga tëvë1
20 Nëntor, 2022
0
A A
Piraj: Nëse fabrikave u ndalet energjia elektrike, është sikur me i pushkatu

Dy kompani të suksesshëm si në vend, por edhe jashtë “Frutex” dhe “Meka Halal Food” po kërkojnë nga Qeveria mbështetje konkrete e jo vetëm deklarata.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka thënë se viti 2022 ka qenë më i rëndi për shkak të rrethanave të krijuara kudo në botë.

Ai më tej ka thënë se çdo javë po përballen me mungesë të energjisë elektrike si dhe rritjen e vazhdueshme të lëndës së parë.

“Mendoj që vitit 2022 ka qenë një prej viteve më të rënda për shkak të rrethanave të krijuara kudo në botë edhe te ne. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në furnizimin për lëndë të parë por edhe me energji elektrike”, deklaroi Palushi.

“Problemi me energji elektrike në kompaninë tonë është i vazhdueshëm. Çdo javë përballemi me ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet më të mëdha vijnë nga çmimi i lartë i lëndës së parë. Ne me kohë jemi përgatitur, por që është zvogëluar mazha e fitimit”, theksoi ai.

Palushi tha se nuk kanë pasur mbështetje nga Qeveria përveç deklaratave, duke kërkuar subvencionimin e eksportit, pra duke paguar tatimin në fitim për pjesën që eksportohet.

“Deri më tani nuk kemi pasur mbështetje përveç deklarative nga qeveria dhe vetmja mbështetje që ka qenë par dy vjetëve i një pjese të pagave të punësuarve. Ndihmë tjetër është mbështetja nga ministria e tregtisë dhe industrisë ku kemi përfituar pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare”.

“Mendoj që shumë më tepër duhet të bëjë Qeveria për bizneset që eksportojnë dhe sjellin para këtu dhe këtu mënyra më e lehtë është subvencionimi i eksportit duke paguar tatimin në fitim për pjesën që eksportohet”.

Edhe pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, tha se kanë probleme me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike.

Madje ai tha se gjendja politike dhe mos heqja e vizave po u shkakton vështirësi.

“Ka vazhdimisht probleme për shkak të ndikimit te arenës ndërkombëtare por edhe për shkak të rrethanave vendore. Kosova nuk e ka një status politik të qëndrueshëm dhe ajo po shkakton shumë probleme kur është fjala sidomos kur kemi të bëjmë me eksportin e produkteve me prejardhje shtazore që ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën të bëjnë rezistencë siç po bëhet presion për viza që të mos iu lejohet kosovarëve të udhëtojnë në Evropë dhe të zhvillohet ekonomia”, tha Piraj.

“Ne kemi edhe ato probleme të brendshme sidomos ballafaqimin me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike sepse ajo po na shkakton edhe harxhime shtesë. Po kemi probleme edhe me thëngjillin sepse çmimi është jashtëzakonisht i lartë”, shtoi ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X