Aktivistja, Anita Nikaj ka thënë se ligjërimi fashist i Putinit po na tregon edhe njëherë që fashizmi është duke u forcuar çdo herë e më shumë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Rusia pushtoi Ukrainën dhe nisi luftë ndaj popullit dhe territorit ukrainas. Ky pushtim i cili erdhi në vazhdën e kërcënimeve të vazhdueshme të shtetit rus ndaj Ukrainës, është cenim i sigurisë ndërkombëtare dhe i lirisë së popujve, duke shënuar kështu një kthesë të frikshme të së ardhmes në nivel global. Kjo luftë do të thotë përndjekje, terror, dhunë e vrasje për popullin e pafajshëm ukrainas. Në anën tjetër, ligjërimi fashist i Putinit do po na tregon edhe një herë që fashizmi është duke u forcuar çdo herë e më shumë, duke paraqitur kështu rrezik për të ardhmën, jetën e lirinë e secilës e secilit”.
Po ashtu, Nikaj tha se lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë dhe konflikti në Ukrainë nuk mund të lexohet si i izoluar.
Sipas saj, agresori rus është produkt i politikës së kalbur.
“Agresioni rus është produkt i politikës së kalbur, patriarkale e cila çonë në fashizëm, e që mirëmbahet me dhunë, luftë e vrasje. Kjo luftë nuk mund të lexohet asesi si ngjarje e izoluar e që nuk na prekë edhe neve. Lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë në çdo vend, andaj dhe nuk mund të qëndrojmë indiferente/ë. Ky agresion na fton të gjithave/ëve në solidarizim e kundërshtim të çdo politikë patriarkale, fashiste e pushtuese”, tha ajo. /teve1.info/