Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Abdixhiku zyrtarizon aderimin e Kryetarit të Obiliqit në LDK
    LAJMET 25/02/2022

    Abdixhiku zyrtarizon aderimin e Kryetarit të Obiliqit në LDK

    Sot në një ceremoni solemne kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare zyrtarizoi aderimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
    Facebook Twitter Email

    I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi i uroi mirëseardhje Gashit, u shpreh se kjo është një ditë e veqantë, duke e cilësuar si një ditë e rritjes, bashkimit dhe të vënies së themeleve të qëndrueshme të LDK-së në Obiliq.

    “Kjo ceremoni e sotme, në pjesëmarrje kaq masive, është vulë e fuqisë sonë politike, fuqi që buron nga bashkimi ynë ideologjik, nga nevoja për reforma të thella strukturore, si dhe nga vizioni që ndajmë për të ardhmen tonë politike, për Obiliqin e për Kosovën” , tha Abdixhiku.

    Abdixhiku e ngriti lartë figurën e Xhafer Gashi, për të cilin tha se është kryetar i suksesshëm, patriot i madh, luftëtar i Koshares dhe mik i heronjëve të Agim Ramadani e Sali Cekaj.

    Ndërsa Gashi, shprehu nderime që së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, janë bërë pjesë e LDK-së.

    “Reformat e ndërmarra dhe hapja e dyerve të partisë nga kryetari Abdixhiku, kanë bërë të mundur që ne sot të jemi pjesë e LDK-së dhe të rrugëtojmë së bashku”, u shpreh Gashi.

    Lumir Abdixhiku xhafer gashi
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.