Teve1.info ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, i cili u deklarua se polica ka pranuar informacione lidhur me këtë rast dhe se është duke punuar në këtë drejtim.
“Po, e kemi pranuar si informacion. Jemi duke punuar rreth hetimit të rastit”, tha Hoti.
Tëvë1.info ka mësuar se njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar për ndihmë mjekësore në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërsa personi tjetër i rrahur është raportuar se është gazetar për të cilin është bërë e ditur se është liruar nga emergjenca pasi që ka vetëm lëndime të lehta trupore.