tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

KPK e demanton ministren Haxhiu: Për krime të luftës u ngriten 72 urdhërarreste në kohën e Lumezit

tëvë1 nga tëvë1
17/01/2023
A A
Numri i vogël i prokurorëve pengesë për zbardhjen e krimeve të luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një komunikate për medie, KPK ka deklaruar se ministrja Haxhiu ka dhënë deklarata të pavërteta për sistemin prokurorial të Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës kundërshton deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me, siç thotë ajo, “mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

Deklarata e Ministres Haxhiu nuk është e vërtetë, sepse Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar katër prokurorë në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Për të mbështetur këtë departament, po ashtu, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy zyrtarë ligjorë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas njoftimit, e pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, pasi sipas komunikatës gjatë mandatit të Lumezit janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për krime të luftës.

“Me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës. Me iniciativën e ish- Kryeprokurorit Lumezi është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë, janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Haxhiu: Kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut, lajm i mirë

 

Të ngjashëm

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
LAJMET

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara
LAJMET

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
LAJMET

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës
LAJMET

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

08/02/2023
U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma
LAJMET

U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma

08/02/2023
Ekspertët britanikë rekomandojnë Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë, raporti i dorëzohet institucioneve
LAJMET

Ekspertët britanikë rekomandojnë Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë, raporti i dorëzohet institucioneve

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

Amerikani Grimes i bashkohet Prishtinës

Amerikani Grimes i bashkohet Prishtinës

08/02/2023
0

Alo-qendra Nate Grimes është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës. Grimes (208 cm) është prezantuar të mërkurën te Prishtina,...

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur entuziast në lidhje me 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë që sipas tij,...

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
0

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në qendrat e paraburgimit në Hagë. Përmes...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.