TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

La Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami: Ndeshja me Kosovën e veçantë

by tëvë1
5 muaj ago
0
A A
La Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami: Ndeshja me Kosovën e veçantë

Adrian Bajrami është njëri prej tre futbollistëve shqiptarë të ftuar te Zvicra për ndeshjet me Suedinë dhe Kosovën. Pos mbrojtësit Bajrami janë ftuar edhe Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Tregimi i Bajramit megjithatë është më i veçantë. Ai kohë më parë vendosi të largohej nga Shqipëria, që ia kishte dhënë rastin herët, dhe iu bashkua përfaqësueses së Zvicrës. Bajrami është rritur në Zvicër, ndërsa ka prejardhje nga Struga.

23-vjeçari po luan për Luzernin, kurse deri në verë ishte zhvilluar te Benfica në Portugali. Ai kishte luajtur për të rinjtë e Zvicrës. Më pas luajti për U19 e U21 të Shqipërisë dhe u paraqit në tri miqësore për Shqipërinë A. Pasi nuk kishte luajtur ndeshje garuese, e kishte të drejtën e ndryshimit të kombëtares. Dhe vendosi të kalonte te Zvicra, për të cilën debutoi muajin e kaluar në ndeshje ndaj Sllovenisë.

Në mes të nëntorit, Bajrami do të jetë në Kosovë për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026.

“Natyrisht se ka lidhje. Është ndeshje e veçantë, do të jetë kënaqësi”, ka thënë Bajrami, kur është pyetur për lidhjet e tij me Kosovën dhe shqiptarët.

Ai ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “20 Minuten”.

Ai ndien lidhje të fortë si me Zvicrën ashtu edhe me Shqipërinë.

“Ndihem të dyja, zviceran dhe shqiptar”, ka thënë Bajrami, duke theksuar se është shumë krenar për prejardhjen.

“Jam rritur si shqiptar, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Në të njëjtën kohë jam i lindur dhe i rritur në Zvicër. Kjo është shtëpia ime. Jam krenar që e prezantoj këtë vend”, ka theksuar Bajrami.

Ai ka folur edhe për ndeshjen debutuese me Slloveninë. Ka theksuar se gjërat ndodhën shpejt dhe nuk kishte kohë të bëhej nervoz. Bajrami që në moshën 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia në Zvicër për të mësuar futbollin në Lisbonë te Benfica.

“Atje është dashur të bëhem i pavarur shumë herët, të gjej rrugën time dhe të rritem. Ajo kohë ka formuar karakterin tim”, thotë mbrojtësi i qendrës.

Pos për arsye sportive, ai thotë se vendosi të kthehej në Luzern edhe që të jetë afër familjes.

“Pas stërvitjes shkoj në shtëpi dhe jam me prindërit, vëllezërit e motrat. Më ka munguar kjo në shtatë vjetët e kaluar”.

Bajrami ka thënë në intervistën për gazetën zvicerane se është më krenar për prindërit se për veten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Italia gjen trajnerin e përkohshëm pas largimit të Gattusos

Italia gjen trajnerin e përkohshëm pas largimit të Gattusos

​27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

​27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

E shtuna me reshje shiu

E shtuna me reshje shiu

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën