TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillon punimet me dyer të mbyllura, ku pritet të merret vendimi nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ose jo në krye të partisë, pas kërkesës së tij për votëbesim.

Fillimisht, Kuvendi kishte në rend dite pesë pika për shqyrtim, ndërsa pas fjalimit gati njëorësh të Abdixhikut u hap debati, i cili u mbyll për media. Në vijim, delegatët do të shqyrtojnë dhe votojnë sipas nenit 27, pika 1 e Statutit të LDK-së, përpara përmbylljes së punimeve.

Sipas këtij neni, kryetari i LDK-së i përgjigjet Kuvendit, ndërsa çështja e votëbesimit mund të ngrihet nga një e treta e delegatëve ose nga vetë kryetari.

Gjatë fjalimit, Abdixhiku u ofroi delegatëve dorëheqjen e tij për shqyrtim, duke theksuar se ky veprim buron nga përgjegjësia morale dhe politike, e jo nga shmangia e përgjegjësisë. Ai tha se çdo vendim i Kuvendit do të respektohet me qetësi dhe dinjitet.

Abdixhiku foli edhe për kritikat dhe “sulmet” që, sipas tij, i janë bërë edhe nga brenda partisë, duke theksuar se në një LDK demokratike kryetari është gjithmonë i ekspozuar. Ai bëri thirrje për unitet dhe shmangie të përçarjeve brenda partisë.

Fjalimi i tij u përcoll me duartrokitje në këmbë nga një pjesë e delegatëve, por jo nga të gjithë. Në rreshtin e parë u panë të ulur Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi, të cilët kohëve të fundit kanë shprehur kritika ndaj Abdixhikut, pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Para nisjes së Kuvendit, Abdixhiku kishte deklaruar se do të ketë debat dhe diskutime, përpara se delegatët të votojnë për fatin e tij politik./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën