TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kushtet në ditën e votimit

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Kushtet në ditën e votimit

Për dymbëdhjetë orë, disa qendra të votimit në komunat veriore, procesin e votimit e kaluan në kushte jo normale për punë, pa ngrohje, pa rrymë e në shi. Kjo për shkak se ishin vende alternative, kontenjerë. Për këto, vlerësohet se KQZ-ja, është dashur të planifikojë më mirë këtë proces.

Me këtë zjarr, u ngrohën shumë persona.

Mjeti i vetëm për ngrohje ishte ky improvizim për komisionerët në fshatin Kushtovë të Leposaviqit.

Kjo pasi qendra e votimit ku ata ishin të angazhuar ishte një kontenjer, e mungesën e kushteve e cekën vet komisionerët.

“Problemet kanë filluar nga ora 07:00 e mëngjesit kur u hap qendra e votimit. Energjia elektrike mungonte, ku për shkak të mungesës së rrymës edhe kamera nga KQZ nuk mund të vihej në funksion. Diku kah ora 7:30 e sollën një gjenerator për ta funksionalizuar kamerën nga KQZ, por për një orë gjeneratori u fik”, tha Albert Bekteshi, kryekomisioner në Koshtovë.
Shiu pikonte dhe mungesë ngrohje pati edhe në dy qendrat e votimit – kontenjerë, në Zubin Potok.

Komisionerët prapa kamerave ankoheshin për kushtet ekstreme.

Andaj vlerësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do duhej të kishte një plan B më të mirë, për vendet ku do të vendoseshin qendrat e votimit.

“Me kohë t’i sigurojë vendvotimet alternative dhe në ato vendvotime kushte normale për punë. Pra, të ketë jo vetëm për votuesit, por edhe për vëzhguesit edhe pjesëmarrësit, që janë komisionerët e përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, organizata joqeveritare, që të kenë kushte për të monitoruar, për të punuar”, deklaroi profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Për organizimin e procesit të votimit në katër komunat veriore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar 250 mijë euro.

Për kushtet në kontenjerë, pavarësisht buxhetit në dispozicion, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga ky institucion, por nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë që drejtorët e tridhjetë e tre shkollave në veri nuk kanë pranuar t’i japin për përdorim objektet shkollore për mbajtjen e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën