tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kusari-Lila: Tërhiqeni rezolutën për shkarkimin e ministres Hajdari, nuk ka bazë kushtetuese

tëvë1 nga tëvë1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e grupit parlamentare të LVV, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga PDK tërheqjen e rezolutës për shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Sipas saj, kjo rezolutë nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe vlerë përmbajtjesore, shkruan teve1.info

“Të nderuar deputet, përmirësimi i ambientit për biznes, ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Andaj ju inkurajojë që të shqyrtoni dhe të tërhiqeni këtë rezolutë e cila nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe asnjë vlerë përmbajtjesore në raport më materialin që e prezanton”.

Kusari-Lila e adresoi edhe akuzën e opozitës për keqmenaxhim të rezervave shtetërore nga qeveria, duke thënë se vetë akuzuesit kishin qenë pjesë e komisionit kur këto rezerva kishin shkuar në zero.

“Ky arsyetim është theksuar pa ndonjë argument, as këtu nuk e thatë. Të gjitha ato shqetësime që i keni ngritë kanë qenë akuza spekulative që jemi mësuar me i pa të deputetëve të opozitës që pretendojnë natyrisht se i keni njerëzit kudo nëpër institucione edhe mundoheni të tregoni se keni sinjalizime apo jeni të sinjalizuar. Statistikat dhe punët në terren flasin për të kundërtën. Në krahasim me vitet e mëhershme, rritja e rezervave shtetërore, përfshirë buxhetin e rezervës shtetërore është një mijë e 600 për qind krahasuar me periudhat e mëhershme”

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një mocion për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Paraqitësi i këtij mocioni, Ferat Shala ka thënë se ministria po shënon dështime e skandale të vazhdueshme./teve1.info

PDK kërkon shkarkimin e Hajdarit: Për 200 mijë litra vaj u paguan paratë por malli nuk erdhi

Të ngjashëm

LAJMET

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
LAJMET

Hoti me akuza për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

01/06/2023
LAJMET

Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023
LAJMET

Zveçani qetë në ditën e 5 të protestës

01/06/2023
LAJMET

Osmani thotë se nuk e ka në plan të takohet me Vuçiqin

01/06/2023

Si të mbani larg insektet nga lulet e shtëpisë

01/06/2023
0

Insektet vijnë gjithmonë paftuar në shtëpitë dhe kopshtet tona duke shkaktuar shumë dëme. Ato mund të eliminohen lehtë falë mënyrave...

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
0

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbyllur për publikun shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen...

Hoti me akuza për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

01/06/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan...

Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

01/06/2023
0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka nënshkruar vendimin për mbështetje për fëmijët në strehim familjar....

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.